Flash

Sinqeriteti i tepruar i Memës: "Kisha frikë mos gaboja"

Lapsi.al 1 March 2019
Sinqeriteti i tepruar i Memës: "Kisha frikë mos gaboja"

Tirana nuk doli e mundur përsëri nga stadiumi, për të gjashtën herë në 2019, e këtë herë duke i dhënë një kënaqësi më shumë tifozëve, me bllokimin pa gola të Partizanit kryesues në derbi. Vetëm se për një pjesë lojë skuadra më e mirë në fushë, bardheblutë nuk morën dot fitoren nga frika e teknikut Ardian Mema se mos gabonte. Deklaratën befasuese tekniku e ka bërë menjëherë pas ndeshjes: "Kisha shumë dilema, pasi dhe loja ishte e tillë dhe në momente të caktuar kisha frikë të mos bëja ndonjë gabim. Sot, kisha frikë mos gaboja" u tregua i sinqertë Mema, deklaratë që ndoshta mund të nervozojë disi tifozët e Tiranës që kanë 16 ndeshje qytetase që presin të triumfojnë përballë Partizanit.

Michael Ngo'o, Greca, por edhe Kobina ishin tepër të rrezikshëm në pjesën e parë, por ajo karizëm e Tiranës u venit në pjesën e dytë, duke rrezikuar madje të humbnin edhe ndeshjen në një episod, atë të shtyllës së goditur nga Telushi. "Po të ishte boks do të fitonim me pikë. Jam i kënaqur me ekipin. Gjithsesi ne duhet të rregullojmë përsëri disa gjëra. Nuk patëm freski në pjesën e dytë, edhe Greca me Ngon e Hasanin ranë disi, lodhja fizike bëri të vetën" përfundoi tekniku kryeqytetas që e sheh skuadrën me 29 pikë në vendin e shtatë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI