Flash

Gega injoron Tiranën: "Duhet të bënim më shumë kundër një ekipi që ka 20 pikë më pak"

Lapsi.al 1 March 2019
Gega injoron Tiranën: "Duhet të bënim më shumë

Partizani bën një tjetër ndalesë në kampionat, duke barazuar 0-0 në derbin me Tiranën, shans që mund të shfrytëzohet nga Kukësi, për të reduktuar në 6 pikët e diferencës që i ndajnë nga të kuqtë. Në një ndeshje të luftuar, e ku të paktën në pjesën e parë Tirana ishte skuadra më e mirë. Ndoshta nervozizëm për një vrapim drejt titullit të kompromentuar, por tekniku Skënder Gega ka harruar se luante një derbi dhe ka injoruar Tiranën, duke i kujtuar diferencën e pikëve në klasifikim.

“Prisja më tepër nga skuadra, derbi ka adrenalinën, por edhe presionin - tha Gega -. Duhet të bënim më shumë, sepse me një ekip që ka 20 pikë më pak në renditje, ka më pak presion. Tirana dha maksimumin në pjesën e parë. Kurse në pjesën e dytë besoj se luajtëm mirë. Me pak fat mund të fitonim”.

E ndërkohë, presidenti Demi i ka bërë një kujtesë të vogël teknikut dhe skuadrës se në derbi priste fitoren që do ta afronte Partizanin më pranë titullit kampion, që e ndjek pa e arritur prej 26 vjetësh. "Ishte ndeshje e bukur, kjo është e rëndësishme - tha numri 1 i klubit -. Këto mposhtjet janë për muhabet. Duhet të fitonin ne në fakt për të ecur mirë, por edhe barazimi i këndshëm për të dyja ekipet".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI