Flash

Zbulohet varr masiv i epokës naziste, zhvarrosen të paktën 730 hebrenj

Lapsi.al 28 February 2019
Zbulohet varr masiv i epokës naziste, zhvarrosen të paktën 730

Ushtria në Bjellorusi ka zbuluar eshtrat e qindra njerëzve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në një varr të përbashkët. Zbulimi është kryer në vendin ku gjatë pushtimit nazist ka pasur një vendburgim për hebrenjtë.

Varri masiv u zbulua rastësisht muajin e kaluar kur po hidheshin themelet e një qendre rezidenciale në Brest, qytet pranë kufirit polak. Midis eshtrave janë gjetur edhe këpucë lëkure të pa dekompozuara.

Dmitry Kaminsky, një ushtarak që udhëheq gërmimet, konfirmoi zhvarrosjen e 730 trupave, ndërsa autoritetet janë ende të pasigurt se sa është numri i përgjithshëm. Disa prej kafkave kanë të dukshme vrimat e plumbave, që sipas ushtarakut është shenjë e ekzekutimit me një plumb pas koke.

Bjellorusia, një ish-republikë sovjetike, u pushtua nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore ku u vranë dhe dhjetëra e mijëra hebrenj. Vendi ku u zbulua varri i përbashkët shërbeu nga dhjetori i vitit 1941 deri në tetor 1942 si geto, zona të krijuara nga nazistët për të ndarë hebrenjtë nga banorët e tjerë të qytetit. Përpara luftës Brest ishte pjesë e Polonisë.

Të këshilluara

A do të jetë 2019 viti i euroskeptikëve?

Një poster në selinë e Tubimit Kombëtar pranë Parisit, tregon Marine Le Pen duke buzëqeshur pranë Ministrit të Brendshëm italian dhe ushëheqësit të Ligës Verior...

14:58

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI