Flash

Samiti në Vietnam/ Shtëpia e Bardhë: Asnjë marrëveshje Trump-Kim

Lapsi.al 28 February 2019
Samiti në Vietnam/ Shtëpia e Bardhë: Asnjë marrëveshje

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri koreanoverior, Kim Jong-un nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje në samitin e dytë të mbajtur në Hanoi.

Një drekë pune mes presidentit Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong-un, duket se është anuluar, pasi gazetarëve që mbulojnë ngjarjet e Shtëpisë së Bardhë, u është thënë se programi “ka ndryshuar”, raporton Euronews.

Tani pritet që Trump të kthehet në hotel dhe të mbajë i vetëm konferencën për media, ka njoftuar Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Më herët Kim ka thënë se ka gatishmëri për të denuklearizuar shtetin e tij, teksa ka folur në ditën e dytë të samitit me presidentin Trump, në Hanoi të Vietnamit.

Të dy liderët kanë zhvilluar takime me njëri-tjetrit dhe më pas me delegacionet e tyre, me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve për arritjen e një marrëveshjeje për denuklearizim.

“Nëse nuk do të isha në gjendje ta bëja këtë, nuk do të kisha këtu sot”, u ka thënë Kim gazetarëve përmes një përkthyesi kur është pyetur nëse është në gjendje të heqë dorë nga armët bërthamore.

Megjithatë, lideri verikorean nuk ka treguar në detaje se çfarë nënkupton ai me proces të denuklearizimit.

Derisa Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Koreja Veriore të denukelarizohet, koreanoveriorët kërkojnë heqjen e mbulesës bërthamore amerikane për aleatët e SHBA-së siç janë Koreja Jugore dhe Japonia.

Ndërkohë, presidenti Trump ka përsëritur edhe një herë që nëse koreanoveriorët heqin dorë nga ky program, Koreja Veriore ka kapacitet që shumë shpejt të kthehet në fuqi ekonomike.

Të këshilluara

A do të jetë 2019 viti i euroskeptikëve?

Një poster në selinë e Tubimit Kombëtar pranë Parisit, tregon Marine Le Pen duke buzëqeshur pranë Ministrit të Brendshëm italian dhe ushëheqësit të Ligës Verior...

14:58

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI