Flash

Letra e Icardit nuk lë dyshime: "Nuk e di nëse ata që marrin vendime kanë dashuri e respekt për Inter e për mua"

Lapsi.al 28 February 2019
Letra e Icardit nuk lë dyshime: "Nuk e di nëse ata që marrin
Mauro Icardi thyen heshtjen dhe kalon në sulm, duke treguar dashurinë për ngjyrat zikaltër. "Nuk e di nëse në këtë moment ka dashuri e respekt ndaj Inter dhe ndaj meje nga disa që pretendojnë se marrin vendime - shkruhet në një mesazh të publikuar nga Maurito në Instagram -. Nuk e di nëse nga ana e disa personave ekziston dëshira për ti zgjidhur gjërat vetëm e ekskluzivisht për dashurinë që ka për Inter". "E në momentet më të vështira tregohet dashuria e vërtetë". Kështu nis letra e gjatë e Icardi drejtuar tifozëve e klubit. Një mesazh i fortë e i qartë, për të nënvizuar këndvështrimin e tij mbi situatën. Më parë Mauro kishte publikuar vetëm disa postime të kriptuara në Instagram, pa dalë hapur. Nga citimi i Mark Tëain "Më mirë të heshtësh se të të marrin për budalla", tek emblematikja "FREEDOM", hapa që përzien ndjesitë e zikaltërve në rrjetet sociale. "Tek Inter, me Inter. Kam vendosur gjithnjë të qendroj për dashurinë për këto ngjyra - shpjegoi Icardi -. Kam refuzuar oferta që vështirë se një lojtar profesionist do ta bënte". Pastaj edhe disa fjalë për impenjimin e tij me klubin zikaltër: "Kam luajtur me dhimbje fizike që më bënin me lot pas ndeshjeve e në ditët që pasonin. Por kam insistuar gjithnjë të zbrisja në fushë, edhe kundër këshillave të mjekëve". "I kam mësuar fëmijëve se të fitosh është e vështirë - vazhdon Mauro -. por ta bëja me Inter ka një domethënie unike, që vetëm një interist i vërtetë mund ta kuptojë e ndjejë". "Kam respektuar tifozët, shokët e mi, shoqërinë e të gjithë trajnerët që kanë kaluar gjatë kohës që jam këtu e kam bashkëpunuar gjithnjë me klubin, në fushë e jashtë saj - vazhdon sulmuesi -. Të gjithë sakrificat janë bërë për dashuri për këto ngjyra". E në fund sulmi: "Për dashuri mund të suportosh gjithcka, por jo të lejosh të mos të të respektojnë".
View this post on Instagram

? #MI9

A post shared by Mauro Icardi - MI9 (@mauroicardi) on

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI