Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

FOTO/ Vettel shkatërron Ferrarin e ri: skuderia shpjegon çfarë e shkaktoi përplasjen

Lapsi.al 28 February 2019
FOTO/ Vettel shkatërron Ferrarin e ri: skuderia shpjegon çfarë

Thyerja e diskut të majtë nga impakti me një objekt të panjohur në pistë është shkaku i aksidentit të Sebastian Vettel, gjatë testeve me Ferrari SF90 në pistën e Montmelò. Relacioni është dhënë nga skuderia e Maranello: "Pas kontrolleve të kujdesshme kemi konstatuar se Seb ka dalë nga pista për shkak të një problemi në disk që është dëmtuar pak sekonda përpara, nga përplasja me një objekt të jashtëm".

Frika megjithatë ka qenë e madhe për pilotin gjerman në Montmelò: Vettel humbi kontrollin e Ferrari SF90 në kthesën 3, duke u përplasur dhunshëm kundër barrierave. Për fat, piloti ka dalë i padëmtuar, por i është nënshtruar kontrolleve në qendrën mjekësore për qartësime të mëtejshme. Makina është dëmtuar keq, e duke parë dinamikën e aksidentit, Ferrari ka konfirmuar se në bazë ka qenë një defekt mekanik e jo një gabim i Vettel.

Piloti gjerman nuk ka mundur të bëjë asgjë për të shmangur përplasjen, por megjithatë do të kthehet në pistë nesër, për të mbyllur testet katër ditore në Barcellona, etapa e fundit përpara startit të sezonit në Melbourne në 17 mars.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI