Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Brazili i kthehet talenteve: Vinicius Jr e Paquetà marrin thirrjen e parë nga Selecao

Lapsi.al 28 February 2019
Brazili i kthehet talenteve: Vinicius Jr e Paquetà marrin thirrjen e
Brazili përgatitet për Kupën e Amerikës, duke tentuar të formatojë skuadrën e duhur në dy miqësoret e fundit në tokën Europiane, përpara turneut të madh. Tekniku Tite nuk është frikësuar aspak nga mungesa e Neymar, për të cilin ka sigurinë se do ta ketë të gatshëm në kohën e duhur, por ka vendosur ti japë shansin e merituar dy talenteve Vinicius Junior e Lucas Paquetà. Nuk ishte ndoshta mbrëmja që shpresonte përsa i përket rezultatit, ajo në El Clasico, në sfidën e humbur me Barcelonën, por sulmuesi adoleshent i Real Madrid ka bërë gjithcka mirë, vec golit... Kjo nuk e ka penguar 18 vjecarin të marrë thirrjen e parë nga kombëtarja e pesë herë kampionëve të botës, për dy miqësoret, fillimisht kundër Panama në Porto e më pas kundër Republikës Ceke në Pragë. E reja e listës së Tite në fakt nuk është vetëm Vinicius, sepse edhe talenti i Milan ka marrë thirrjen e tij të parë me Selecao. Është një periudhë e artë për Lucas Paquetà. 21 vjecari, në më pak se dy muaj, fitoi një vend si titullar tek Milan, si dhe fanellën e përfaqësueses verdhëejeshil. Një kënaqësi e vecantë për numrin 39 të Milan, që menjëherë pas derbit të së dielës në 17 mars do ti bashkohet shokëve në kombëtare për të përgatitur ndeshjet e Brazilit. “Paquetà na pëlqen pranë sulmuesve, si bën tek Milan. Di të punojë edhe kur nuk është në zotërim të topit” kishte thënë kohë më parë Xavier, zëvendësi i Tite, që i ka idetë e qarta se ku duhet ta pozicionojë ish-talentin e Flamengos.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI