Flash

Vëzhgim / Ç’po u ndodh socialistëve pas djegies së mandateve

Lapsi.al 27 February 2019
Vëzhgim / Ç’po u ndodh socialistëve pas djegies së

Nëse djegia e mandateve nga opozita ka pasur për qëllim t’i japë fund fasadës dhe të tregojë lakuriq Rilindjen e vërtetë, që në ditët e para duket se ajo po e realizon qëllimin e saj. Boll të kqyrësh se çfarë ndodhi të martën në parlament për të kuptuar dimensionin e aktit të dorëzimit të mandateve nga 56 deputetë. Lapsi.al e ka bërë dhe ka vërejtur këto dukuri:

1- Parlamenti ilegal

Parlamenti po mblidhet në fshehtësi dhe ilegalisht, sikur mos ishin përfaqësues të një shumice të votuar por të një mazhorance të blerë. Pasi e shtynë seancën e anulluar të së enjtes, Gramoz Ruçi e shpalli atë vetëm pak orë para fillimit për të martën.

2 Deputetët klandestinë

Deputetët u detyruan të hyjnë në mënyrë klandestine në Kuvend, madje ministri Klosi i zgjedhur me votat e dyshes Gjushi- Avdylaj i shpëtoi paq zemërimit të turmës. Edhe më e bukur ishte zgjatja e fjalimeve në parlamentin bosh, vetëm se deputetët ishin peng dhe nuk dilnin dot nga salla.

3 Rama në arrati

Pasi nuk shkoi në zyrë në 16 shkurt dhe shpiku tubimin e Vlorës, pasi anulloi seancën e 21 shkurtit, Rama edhe të martën nuk shkeli dot në sallën e Kuvendit. Pra atë del se nuk e paska braktisur vetëm opozita, por edhe kryeministri.

4 Rilindasit si në filmat e Çaplinit

Megjithëse mediat kryesore janë të gjitha në shërbim të pushtetit, ajo që po ndodhte dje jashtë Kuvendit, i la të duken si film pa zë të gjithë deputetët që flisnin në podium brenda sallës. Në ekrantet e ndarë në katërsh, që Lapsi.al i ka monitoruar, ata ngjanin si spiker për shurdh- memecë. Sepse të transmetoje ato monologje absurde (gjë që e bëri vetëm ndonjë TV bunker) ishte një vrasje e audiencës. Vetëm ky fakt i shndërron në qesharake deklaratat e kryeministrit dhe Taulant Ballës se parlamenti do të vazhdojë punën normalisht.

5 Glorifikimi i Murrizit

Edi Rama dhe mediat pranë tij, që prej kohësh e kanë trajtuar si një personazh anekdodik Myslym Murrizin, dëshpërimisht po e trajtojnë ish kreun e PD-së së Lushnjes si simbol. Kjo po i bën edhe më të pabesueshëm dhe qesharakë në ëndrrën e tyre për të pompuar një opozitë fallco, që siç thotë e marrosura pas Skënderbeut, do të lindë pas zhdukjes së kësaj opozite.

Prandaj, sado radikale, e gabuar, e paprecedentë, e anatemuar nga burokratët e ambasadave, të jetë lëvizja e opozitës, ajo e ka një meritë: ajo po e qesharakëzon me shpejtësi liderin me tepsi në dorë dhe të gjithë ata që nuk e shohin që mbreti ka dalë në pazar pa brekushe. ©lapsi.al

Të këshilluara

Analiza/ A po bëhet Amerika me socialistët

Nuk dihet nëse Donald Trump do ta ndërtojë ndonjëherë murin në kufi me Meksikën, nuk dihet as nëse do ta shpëtojë gadishullin Korean nga rreziku bërthamor apo d...

15:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI