Flash

Samiti Trump-Kim 2/ Prapaskena e takimit në Hanoi

Lapsi.al 27 February 2019
Samiti Trump-Kim 2/ Prapaskena e takimit në Hanoi

Donald Trump është shprehur se ka shumë mundësi që takimi me Kim Jong Un në Hanoi të Vietnamit të prodhojë një marrëveshje.

Nëse i referohemi të kaluarës, Trump do ta deklarojë takimin një fitore të madhe, pavarësisht se çfarë do të arrihet.

Karakteri i Trump dhe vështirësitë e tij politike në shtëpi kanë ngritur alarmin se ai mund ti bëjë lëshime të rëndësishme Koresë së Veriut në Vietnam.

Duke iu referuar projekt-marrëveshjeve të botuara nga Vox-i amerikan, sygjerohet se SHBA do ti lirojë sanksionet ndaj vendit të izoluar në këmbim të premtimeve të paqarta për të mbyllur reaktorin kryesor të prodhimit të plutoniumit në vend, Yongbyon, që shkon për bombat bërthamore.

Megjithatë, këto projekt-marrëveshje që media amerikane Vox ka botuar nuk janë konfirmuar as nga Trump dhe as nga Kim. Të dy ata janë plot surpriza.

Trump shkroi në Tëitter para takimit: “Unë dhe Kim Jong Un do të përpiqemi shumë për të arritur diçka lidhur me denuklearizimin dhe më pas ta bëjmë Korenë e Veriut një superfuqi ekonomike”. 

https://youtu.be/Xu_1PIco9vk

Sfida në Hanoi

Ajo që ka rëndësi është nëse takimi në Hanoi do të shtojë thelbin e rezultatit kryesisht retorik të samitit të parë në Singapor në qershor. Atje dy udhëheqësit ranë dakord për "denuklearizimin e gadishullit Korean", por që u interpretua në mënyra shumë të ndryshme.

Trump e paraqiti atë si premtim të Kim për tu çarmatosur, ndërsa Kim thjesht përsëriti një thashethem të Koresë së Veriut, që i referohet një procesi afatgjatë të paqartë të çarmatimit shumëpalësh, gjatë të cilit Peniani do të lirohej nga kufizimet dhe do të njihej si një fuqi e armëve bërthamore.

Moratoriumi i Koresë së Veriut për testimin bërthamor dhe raketor nuk u hoq. Megjithatë pajisjet janë shkatërruar në një strukturë të testit të raketave dhe një tunel u shkatërrua në një vend testimi bërthamor.

Koreja e Veriut vazhdon të prodhojë armatime të tilla, por shumë më ngadalë se më parë.

Ndërkohë, qeveria e Koresë së Jugut ka ndjekur bisedimet e veta me Kim, të cilat kanë rezultuar në një rënie të konsiderueshme të tensioneve, duke përfshirë protokollet konkrete për të zvogëluar mundësinë e një aksidenti që mund të prodhojë luftë.

Ndërsa sfida në Hanoi është shumë më e ashpër. Duhet që Koreja e Veriut të kufizojë dhe të tërheqë arsenalin e saj të armatimeve, që mendohet se përbëhet nga dhjetëra bomba atomike. Duhet arritur një dakordësi për një mënyrë për të verifikuar çarmatimin dhe për të filluar heqjen e sanksioneve.

Më poshtë janë disa nga elementet që mund të figurojnë në çdo marrëveshje Trump-Kim në Hanoi. Ato ose do të pasqyrojnë përmbajtjen tyre ose do të jenë bien në sy sepse mungojnë.

Programi i armëve bërthamore

Deri tani, pauzat në testimin bërthamor dhe raketor janë vullnetare dhe jozyrtare. Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë të bëjnë pjesë të marrëveshjes mos-testimin e armëve bërthamore.

Një çaktivizim i vërtetë dhe i verifikuar i funksionimit të reaktorit bërthamor në Yongbyon do të ishte një hap shumë konkret në drejtim të çarmatimit.

Yongbyon është gjithashtu vendi i një uzine të pasurimit të uraniumit. Çaktivizimi dhe çmontimi i tij do të ishte një arritje tjetër e madhe. SHBA-të besojnë se ka reaktorë të tjera të fshehtë gjetkë dhe do të duan që ata të jenë edhe në tryezën e negociatave, ndoshta në një fazë të mëvonshme.

Raketat

SHBA po kërkon kufizime në prodhimin e raketave balistike ndërkontinentale të aftë për të arritur në SHBA dhe dëshiron që ato ekzistueset të çmontohen. Kjo do të ngushëllonte pjesërisht edhe aleatët e SHBA-së në rajon.

Verifikimi

Çdo marrëveshje e kontrollit të armëve nuk ka rëndësi nësenuk ka një mënyrë për të demonstruar se ka ndodhur çarmatimi.

Së paku, Koreja e Veriut pritet të lejojë inspektimin e jashtëm të vendeve të testimit të raketave dhe armëve bërthamore që tashmë kanë filluar të shpërbëhet.

Lejimi i inspektorëve ndërkombëtarë, veçanërisht nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), përsëri në Yongbyon, do të ishte një hap shumë më i rëndësishëm.

Sanksionet

SHBA ka sinjalizuar se është e gatshme të pushojë këmbënguljen e saj se asnjë sanksion nuk do të hiqet derisa Koreja e Veriut të çarmatoset plotësisht. Ajo ka lënë të kuptohet në vend të kësaj qasje, kufizimet do të hiqen në përpjestim të drejtë me hapat e ndërmarrë nga Peniani.

Duart e administratës janë të lidhura, pasi sanksionet e SHBA janë të mandatuara në Kongres. Por, administrata mund të bindë Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të lehtësojë disa masa ndërkombëtare, ndoshta duke lejuar zgjerimin e tregtisë dhe investimeve midis Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut.

Qëndrimi ushtarak i Shteteve të Bashkuara

Në Singapor, Trump befasoi aleatët e SHBA duke njoftuar një pezullim të ushtrimeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut. Kjo mund të zgjerohet në këmbim të moratoriumit të Koresë së Veriut për testim.

Një hap më i rëndësishëm do të ishte nëse Trump do të njoftonte në Hanoi se ai do të tërhiqte praninë e trupave amerikane në Korenë e Jugut. Kjo do të ngrinte alarmin në Kongres dhe në Seul, veçanërisht nëse bëhet pa u këshilluar me aleatët.

Marrëdhëniet dypalëshe

Në përgjithësi, pritet që SHBA dhe Koreja e Veriut të ndërmarrin një hap drejt rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike duke ngritur zyra ndërlidhëse në kryeqytetet respektive.

Prisni të shihni një përparim të mëtejshëm në riatdhesimin e eshtrave të ushtarëve amerikanë të vrarë në Luftën Koreane.

Një hap më i madh do të ishte një deklaratë që do t'i jepte fund armiqësive që datojnë që nga viti 1950 dhe nga shpërthimi i luftës së Koresë. Ajo u pezullua vetëm tre vjet më vonë me një armëpushim, por pa traktat paqeje. Një deklaratë se lufta ka përfunudar do të kishte rëndësi shumë të madhe simbolike për të dy Koretë.

The Guardian, përshtati në shqip ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Analiza/ A po bëhet Amerika me socialistët

Nuk dihet nëse Donald Trump do ta ndërtojë ndonjëherë murin në kufi me Meksikën, nuk dihet as nëse do ta shpëtojë gadishullin Korean nga rreziku bërthamor apo d...

15:28

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI