Flash

Robin Thicke baba për të tretën herë

Lapsi.al 27 February 2019
Robin Thicke baba për të tretën herë

Robin Thicke dhe partnerja e tij April Love Geary pritën fëmijën e tyre të dytë bashkë. Këngëtari 41-vjeçar e ndau lajmin e gëzuar të martën në Instagram, duke postuar një foto ku mbante vajzën e saj të sapolindur.

“Lola Alain Thicke lindi këtë mëngjes 26.2.2019 në 8:21. Faleminderit Zotit dhe April Love për këtë bekim”, shkroi Robin Thicke.

Emri i mesit Alain është në nder të babait të tij, i cili ndërroi jetë në 2016-n. Data e lindjes ishte caktuar 10 marsi, që është edhe ditëlinjda e këngëtarit, por Lola  erdhi në jetë më para.

Edhe bashkëshortja e tij April postoi një foto ku shkroi:

“Vajza ime e bukur, jam kaq e dashuruar me ty! Motra jote e madhe është rrugës për të takuar”.

Çifti ka edhe një vajzë 1 vjeçe Mia Love, ndërsa këngëtari ka dhe një djalë 8 vjeç, Julian Fuego, me ish-bashkëshorten e tij Paula Patton.

Të këshilluara

Elvana Gjata gati për klipin e ri (FOTO)

Ndërsa dje publikoi një foto me hashtagun “Sa shumë të paskam dasht”, sot fillimisht këngëtarja tregoi një video 7 sekondash në Insta Story, që duket se është s...

18:58

Beren Saat, sakrifica për rolin e ri

Beren Saat së shpejti do të luaj një rol të ri, në të cilin supozohet se ka fuqi magjike. Roli i saj duket se do të ketë mjaft ngarkesë emocionale dhe psikologj...

17:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI