Flash

Pse Parlamenti Europian e dënoi dhunën e policisë?

Lapsi.al 27 February 2019
Pse Parlamenti Europian e dënoi dhunën e policisë?

Që prej protestës së opozitës në 16 shkurt edhe në Shqipëri po zhvillohet një debat që për fat të mirë nuk është vetëm lokal: Deri ku duhet të shkojë policia në përdorimin e dhunës për të ruajtur rendin gjatë manifestimeve. Opozita po ngre zërin përherë e më me forcë se policis e shtetit është shndërruar në një armë politike. Ajo përmend hedhjen e shproporcionuar të gazit lotësjellës gjatë protestave, arrestimet natën në në orare të ndaluar me ligj dhe të gjitha këto sipas saj bëhen jo me qëllim për të ruajtur rendin por me prapavijën për të shuar manifestimet. Me gjysëm zëri dhe me ara në gojë, OSBE, që e mbrojti qeverinë edhe në rastin e protestave studentore u detyrua të bëjë thirrje që policia të reagojë « në mënyrë përpjestimore ».

Në fakt i gjithë ky debat ka një sfond ndërkombëtar. Të enjten në 14 shkurt, pra dy ditë përpara protestës së parë të PD –LSI-së në Tiranë, paralamenti Europian votoi me 438 vota pro dhe 78 kundër një rrezolutë që dënonte dhunën e shproporcionuar të policisë gjatë manifestimeve. Ky diskutim u hap pas protestave tejet të forta të jelekëve të verdhë në Francë të cilat shpesh degjeneruan në shkatërrim prone, djegje bashkish, zënie rrugësh dhe goditje mbi policinë. Dhe pavarësisht nga këto deputetët e hemiciklit të Strasburgut konsideruan se policia duhet të mos përgjigjet në mënyrë të shpërpjestuar pasi më e rëndësishme është që të ruhet liria e të manifestuarit sesa mbytja e saj.

Duke i bërë një një shpjegim më teorik kësaj qasjeje një grup ekspertësh të OKB (shiko linkun këtu në anglisht), duke analizuar protestat e dhunshme në Francë theksonin në 14 shkurt: “Ne jemi të ndërgjegjshëm që një sërë manifestimesh u bënë të dhunshme, por ne kemi frikë se përgjigjja jo proporcionale për këtë eksese mund të zhdekurajojë popullatën për të ushtruar të drejtat e saj fondamentale”.

Ky me sa duket është edhe rasti Shqiptar të cilin si model perendimi po e hedh poshtë. Policia po nuk sillet në mënyrë përpjestimore duke treguar se, përpara se për mbrojtjen e xhamave dhe mureve të institucioneve është e interesuar të pengojë njerëzit të manifestojnë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Analiza/ A po bëhet Amerika me socialistët

Nuk dihet nëse Donald Trump do ta ndërtojë ndonjëherë murin në kufi me Meksikën, nuk dihet as nëse do ta shpëtojë gadishullin Korean nga rreziku bërthamor apo d...

15:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI