Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Video/ Kupa e Mbretit - Suarez turpëron Real Madrid në Bernabeu: në finale shkon me tre gola Barcelona

Lapsi.al 27 February 2019
Video/ Kupa e Mbretit - Suarez turpëron Real Madrid në Bernabeu:
Barcellona fiton të drejtën e pjesëmarrjes në finalen e Kupës së Mbretit, duke shkatërruar në Santiago Bernabeu Real Madrid. E 3-0 i blaugrana më shumë se thjesht një fitore merr formën e një turpërimi për skuadrën e Santiago Solari, që në pjesën e dytë pësoi tre gola në 23 minuta.

gol suarez on Vidnews.

Në mbrëmjen ku e gjithë vëmendja ishte përqendruar tek Lionel Messi, skenën e rrëmbeu El pistolero: Luis Suarez ishte spektakolar me dy gola, që e konfirmuan vrasës para portës, por ku më të bukurin e shënoi me 11 metërsh. “Panenka” e uruguajanit ishte për tu admiruar, në kohën kur skuadra e Ernesto Valverdes shkon në finale me rezultatin e përgjithshëm 4:1.

penalltia e suarez on Vidnews.

Real Madridi me forcën e një barazimi të favorshëm 1-1 në Kamp Nou provoi të mbyllte llogarinë në pjesën e parë, por Karim Benzema dhe Vinicius Junior gjetën të pakalueshm portierin gjerman të katalanasve Andre Ter Stegen. Solari i dha më tepër vlerë konflikteve personale se ndeshjen, duke humbur eksperiencën e Bale në një ndeshje ku duhej më shumë se kurrë.

barcelona goli i dyte on Vidnews.

Luis Suarez shënoi nga brenda e zonës pasi u shërbye nga Ousmane Dembele. Njëzet minuta para fundit, Raphael Varane u detyrua të shënoi autogol, në krosimin preciz të Dembele drejt Suarez, gjë që e bëri francezin të mos kishte rrugë tjetër vec të dërgonte topin në portën e tij. 15 minuta nga fundi ishte radha e Suarez edhe një herë të shënonte nga pika e bardhë, pas penalltisë së akorduar pas gabimit të Casemiro. Barça kërkon tashmë trofeun e 31-të në Kupën e Mbretit, kundër fituesit të gjysmëfinales mes Valencias dhe Real Betisit. Për skuadrën e Valverde është finalja e pestë radhazi, një mundësi që Barcelona nuk ka ndërmend ta humbasë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI