Flash

Babai i Bebe Rexhës komenton këngën e fundit të saj: Boll postove pornografi

Lapsi.al 27 February 2019
Babai i Bebe Rexhës komenton këngën e fundit të saj: Boll

Bebe Rexha është duke udhëtuar drejt Nju-Jorkut për të takuar babanë e saj, i cili nuk flet me të që pas publikimit të klipit më të fundit.

Këngëtarja 29-vjeçare tregoi javën e kaluar disa mesazhe të dërguara nga babai i saj Flamur Rexha, i cili ndër të tjera shkruante: “Mjaft postove pornografi”.

“Ai ende nuk më flet, kanë kaluar dy javë. Ja përse po iki në Nju-Jork tani”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare për TMZ.

Bebe shfaqet në videoklip me disa veshje shumë joshëse, ndërsa lëvizjet e saj janë provokuese. Ajo sqaroi se në fakt babai nuk ishte i vetmi person që ishte mërzitur me të.

“Të gjithë në familjen time janë të mërzitur disi me mua tani, por mund të jetojnë. Është art”.

Disa prej fansave të këngëtares nisën që të shanin të atin e saj përmes komenteve online, por Bebe reagoi duke thënë se, nuk i pëlqejnë aspak komentet kundër tij.

“Babai im është babai im pavarësisht gjithçkaje, ai mund të ketë thënë diçka në gjaknxehtësi e sipër. Ndihem budallaqe që publikova ‘screenshot’-et. Duhet ta respektoni babanë tim”, iu drejtua ajo fansave.

Në videoklip gjithashtu përfshihen edhe disa detaje lidhur me fenë.

Të këshilluara

Elvana Gjata gati për klipin e ri (FOTO)

Ndërsa dje publikoi një foto me hashtagun “Sa shumë të paskam dasht”, sot fillimisht këngëtarja tregoi një video 7 sekondash në Insta Story, që duket se është s...

18:58

Beren Saat, sakrifica për rolin e ri

Beren Saat së shpejti do të luaj një rol të ri, në të cilin supozohet se ka fuqi magjike. Roli i saj duket se do të ketë mjaft ngarkesë emocionale dhe psikologj...

17:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI