Flash

Versioni i ri i tradhëtisë së Tristan me Jordyn

Lapsi.al 26 February 2019
Versioni i ri i tradhëtisë së Tristan me Jordyn

Që kur doli lajmi se shoqja e ngushtë e Kylie Jenner kishte pasur një histori, me atë që tashmë është ish partner i Khloe Kardashian, Tristan Thompson, i gjithë internet po pret që të shohë si do të vazhdojë historia e miqësisë së tyre.

Gjatë gjithë kësaj kohe Jordyn i ka kërkuar falje Kylie-t, por nuk është duke bërë një punë të mirë në tregimin e ngjarjes dhe thënine e së vërtetës. “Historia e saj vazhdon të ndryshojë dhe duket se sa herë që thotë diçka, aq më shumë del që është fajtore”- thotë një burim për “People”-“Është bërë një javë që ajo vazhdon të japë një shpjegim që nuk e beson askush. Të gjithë mendojnë se ajo donte që të kishte diçka me Tristan dhe thjesht nuk mendoi se do ta zbulonin”. Ndërkohë Kylie nuk është ende e bindur nëse do ta ketë Jordyn më në jetën e saj. Fillimisht u tha që motra e vogël e klanit Kardashian/Jenner, do të ndërpriste çdo kontakt me miken e ngushtë por mesa duket kjo është e pamundur të bëhet, pasi ato kanë qenë të pandara. “Kylie duket e pavendosur”- tregon dikush afër familjes-“Do jetë shumë e vështirë që ajo mos ta takojë më kurrë Jordyn në jetën e saj”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI