Flash

Momentet e sikletshme gjatë ceremonisë Oscar (Foto)

Lapsi.al 26 February 2019
Momentet e sikletshme gjatë ceremonisë Oscar (Foto)

Mbrëmjen e kaluar të gjithë sytë ishin te ceremonia e çmimeve “Oscars”: tapeti i kuq, ndarja e çmimeve, after-party.

Edhe pse bëhet fjalë për një eveniment të përmasave të mëdha, edhe Oscars nuk ka kaluar pa incidente apo momente te sikletshme. Ja disa prej tyre: 1. Rrëzimi i Rami Malek Rami Malek fitoi çmimin “Aktori më i mirë” për rolin e tij si Freddie Mercury në filmin “Bohemian Rhapsody”, por aktori nuk do të mbahet mend vetëm për këtë nga ceremonia e mbrëmshme. Në fund të mbrëmjes aktori u rrëzua nga skena. Padiskutim incident i sikletshëm, por mimika e aktorit kur u rrëzua ishte epik. Malek edhe pse u rrëzua nuk e lëshoi për asnjë moment trofeun nga dora.   2. Pyetje-përgjigjie te “çuditshëme” Pyetjet që iu drejtuan yjeve që parakaluan në tapetin e kuq le të themi që nuk ishin aq “wow”. Epo, edhe përgjigjet, nuk ishin aq “wow”. Gazetarja i tha aktorit Bradley Cooper se pasi ajo pa filmin “A star is born” ra më shumë në dashuri me bashkëshortin e saj, dhe e pyeti se si e bën të ndihet ky fakt aktorin? Përgjigja e Bradley Cooper? “Ne u përpoqëm shumë dhe punuam fort për këtë projekt, për të tjerat nuk e di.” 3. Kur Awkwafina përmend emrin e aktorit “Speek Lee” Ajo dhe John Mulaney  ishin ngjitur në skenë dhe po flisnin për ndjesitë e tyre si hera e parë që ishin në një “Oscars”, dhe pyetën njëri-tjetrin se për kë personazh ishin më të emocionuar që po takonin . Awkwafina u përgjigj “Spike Lee”, dhe kjo ishte fytyra e aktorit kur dëgjoi emrin e tij të përmendej: 4.Kur Bradley Cooper dhe Lady Gaga emocionuan të gjithë pas performancës së tyre të “Shallow”. Që nuk ishte pse të ishte një moment i sikletshëm nëse parnerja e Bradley, modelja Irina Shayk nuk do të ishte aty prezente për të parë gjithë skenën romantike që Bradley dhe Gaga krijuan.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI