Flash

Kim Jong Un, me tren të blinduar për t’u takuar me Trump

Lapsi.al 26 February 2019
Kim Jong Un, me tren të blinduar për t’u takuar me Trump

Pushtetmbajtësi koreanoverior, Kim Jong Un kryen 4.500 kilometra rrugë me tren të blinduar për t’u takuar me presidentin amerikan, Donald Trump këtë javë në Vietnam. Me avion udhëtimi do të zgjaste 5 orë.

Një fluturim nga Koreja e Veriut në Vietnam zgjat pesë orë, por kreu i shtetit koreanoverior, Kim Jong Un ka zgjedhur variantin më të gjatë. Ai e nisi që të shtunën udhëtimin me tren të blinduar për në Vietnam, ku do të zhvillohet samiti i dytë me presidentin amerikan, Donald Trump. Agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA publikoi pamje të nisjes së trenit me pushtetmbajtësin Kim. Në këtë udhëtim, Kim Jong Un shoqërohet nga anëtarë të lartë të byrosë politike dhe Komitetit Qendror të Partisë Komunistë, njofton agjencia koreane. Udhëtimi nga Pheniani deri në Hanoi me tren është 4500 kilometra. Pas mbërritjes në Dong Dang në Vietnam, pjesën e mbetur prej 170 kilometrash Kim do ta kryejë me automjet. Kjo autostradë, zakonisht mjaft e frekuentuar pritet të bllokohet plotësisht për trafikun të martën nga ora 06.00-14:00, ora lokale, njoftojnë mediat shtetërore vietnameze. Edhe masat e sigurisë në Hanoi janë forcuar, njoftojnë reporterë të AFP-së.

Në gjurmët e babait

Pushtetmbajtësi Kim Jong Un edhe udhëtimin e parë zyrtar jashtë vendit në mars të vitit të kaluar në Kinë e kreu me tren. Një tren i blinduar, të cilin e ka përdorur edhe babai i tij, Kin Jon Il në dhjetor 2011 në udhëtimet e tij në Kinë dhe Rusi. Para samitit, Kim Jong Un pritet të bëjë një vizitë zyrtare në Vietnam. Siç ka bërë të ditur Ministria e Jashtme në Hanoi, Kim në "ditët e ardhshme" pritet në Vietnam, por nuk u dha asnjë njoftim më i saktë.

Të mërkurën dhe të enjten, në qendër të takimit me presidentin amerikan, Donald Trump janë çarmatimi atomik i Koresë së Veriut dhe shpërblimet që do të ofrojë Uashingtoni. Në samitin e parë në Singapor në qershor, Kim kishte ofruar parimisht gatishmërinë për "çarmatimin e plotë nuklear", por nuk u bënë marrëveshje konkrete se si do të kryhet shkatërrimi i arsenalit atomike Presidenti amerikan ndodhet nën presion kohor, pasi ai duhet t’i paraqesë kongresit rezultate konkrete. /VOA

Të këshilluara

A do të jetë 2019 viti i euroskeptikëve?

Një poster në selinë e Tubimit Kombëtar pranë Parisit, tregon Marine Le Pen duke buzëqeshur pranë Ministrit të Brendshëm italian dhe ushëheqësit të Ligës Verior...

14:58

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI