Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

FOTO+VIDEO/ Opozita rrethon parlamentin, përplasje me policinë dhe deputetët e PS

Lapsi.al 26 February 2019
FOTO+VIDEO/ Opozita rrethon parlamentin, përplasje me policinë dhe

Qindra mbështetës të opozitës kanë protestuar pasditen e kësaj të martë para parlamentit ndërsa brenda sallës ishin mbledhur deputetët e mazhorancës. Protestuesit kanë ndezur një zjarr në hyrje të Kuvendit dhe kanë hedhur shashka në drejtim të policisë.

Forcat e policisë krijuan një kordon për të penguar hyrjen e tyre në parlament. Në protestë kanë qenë edhe deputetët e Partisë Demokratike bashkë me kryetarin Lulzim Basha edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Një situatë e tensionuar është krijuar në rrugën ku hyjnë deputetët prej protestuesve, të cilët janë mbledhur përpara Kuvendit. Në momentin që ka qenë duke hyrë në parlament protestuesit kanë tentuar ta ndalojnë ministrin e Turizmit, Blendi Klosi. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Gardës.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/02/gggg346.mp4"][/video]

Pas deputetit të PS, Klosi, edhe kolegu i tij Paulin Stërkaj penguar nga turma përpara se të futej në Kuvend. I gjendur në mes të turmës, ai është shtyrë nga ata, por e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë.

Po kështu edhe kur ka hyrë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj janë hedhur mjete piroteknike nga protestuesit. Disa prej deputetëve socialistë janë shoqëruar nga thirrjet e turmës, e cila është munduar t'i pengojë në rrugën drejt Kuvendit.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/02/sterkaj.mp4"][/video]

Kreu i PD-së, Lulzim Basha hodhi akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në protestën para Kuvendit. Basha tha se qeveria ndryshoi ditën e seancës plenare sepse kanë frikë dhe sipas tij klikës kriminale i ka ardhur fundi.

“Sot ajo godinë nuk është Kuvendi i Shqipërisë, por banda e hajdutëve që ka marre peng Shqipërinë. Ata që kalojnë ligje anti-kushtetuese dhe futën duart në kutitë e votave dhe i dhanë Shqipërisë Maduron e Ballkanit. Ato karrige nuk përmbajnë asgjë sepse pushteti i takon popullit.

Ne kishim njoftuar protestën e radhës për të enjten, por nga tmerri i frikës ata ndryshuan orarin sepse mendojnë se mund ti shpëtojnë zemërimit të njerëzve. Fundi i ka ardhur klikës kriminale. Ora e të vërtetës ka ardhur” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Analiza/ A po bëhet Amerika me socialistët

Nuk dihet nëse Donald Trump do ta ndërtojë ndonjëherë murin në kufi me Meksikën, nuk dihet as nëse do ta shpëtojë gadishullin Korean nga rreziku bërthamor apo d...

15:28

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI