Flash

SHBA kërkon arrestimin e Vangjush Dakos, por Donika Prela e mban pezull?

Lapsi.al 25 February 2019
SHBA kërkon arrestimin e Vangjush Dakos, por Donika Prela e mban pezull?

Lulzim Basha deklaroi sot në mbrëmje nga selia e PD se po përgatitet arrestimi i kreut të Bashkisë Durrës Vangjush Dako por se kjo gjë nuk e shpëton dot kryeministrin Edi Rama nga përgjegjësia ligjore për vjedhjen e votave.

“Ajo që dua të ndaj me ju një paralajmërim i qartë dhe i prerë për Edi Ramën. Asnjë përpjekje fasadë nuk e shpëton nga përgjegjësia ligjore që ka. Është kapur duke vjedhur zgjedhje me bandat. Orët e fundit janë intensifikuar me lajme se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Dosja 339 faktoi se ai dhe zyrtarë të tjerë janë kapur duke vjedhur vota. Mos arrestimi me urdhër të Edi Ramës. Për të mos e arrestuar Rama flijoi Fatmir Xhafën. Arrestimi i Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë por nuk e shpëton dot”, tha Basha.

Burime të Lapsi.al thonë gjithashtu se ndaj Ramës po ushtrohet presion i madh ndërkombëtar për arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit. Më shumë i përfshirë në këtë cështje është Washingtoni zyrtar.

Por ndërkohë ekzekutimi i urdhër-arrestit ka ngecur tek Donika Prela, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e akuzuar gjithashtu nga opozita si e përfshirë në lirimin nga burgu të kreut të bandës së Avdylajve në Shijak, bandë me të cilët Vangjush Dako është përgjuar të blejë vota për Partinë Socialiste.

Nuk dihet se sa do të zgjasë rezistenca e Donika Prelës për të arrestuar Vangjush Dakon dhe se si do të rrjedhin zhvillimet politike pas kësaj ngjarje. Prela e kaloi vettingun në mënyrë të dyshimtë. Edhe për këtë cështje opozita hodhi akuza të rënda ndaj saj. Opozita vendosi të djegë mandatet pas publikimit tek Zeri i Amerikës të përgjimeve të dosjes 339, ku kryebashkiaku i Durrësit rezultonte i përfshirë në blerje votash.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Analiza/ A po bëhet Amerika me socialistët

Nuk dihet nëse Donald Trump do ta ndërtojë ndonjëherë murin në kufi me Meksikën, nuk dihet as nëse do ta shpëtojë gadishullin Korean nga rreziku bërthamor apo d...

15:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI