Flash

Motra e Icardit sulmon sërish Wanda Naran në emision

Lapsi.al 25 February 2019
Motra e Icardit sulmon sërish Wanda Naran në emision

Një sulm i ri ka ardhur në drejtim të Wanda Nara-s dhe këtë herë nga kunata e saj Ivana Icardi. Në një intervistë për “Domenica Live”, ajo u shpreh:

“Vëllai im është një ATM (bankomat) për Wandan dhe e ka bërë atë të besojë se ne e duam vetëm për para, por kurrë nuk i kërkuam asgjë dhe betohem për këtë!”- tha Ivana në emisionin e Barbara D’Urso. Ajo gjithashtu shtoi se për faj të Wandas, Icardi i ka shkëputur marrëdhëniet me nënën e tij. “Ajo dëshiron t’i tregojë botës që ne jemi një familje e lumtur dhe se gjithçka është në rregull, por nuk është ashtu sepse Mauro nuk e takon nënën tonë” – tha me lot në sy, Ivana. “Këto lotë janë të vërtetë, jo si ata që duan të bëjnë shfaqje. ” – përfundoi motra e sulmuesit, referuar rastit të fundit kur Wanda me lot në sy foli për situatën e Icardit tek Interi.

Të këshilluara

Rikthimi i JLo pas 20 vitesh në Oscar

Jennifer Lopez ka rikujtuar momentin kur është ngjitur në skenën e Oskar në vitin 1999 për të prezantuar fituesin e kategorisë ‘Original Song’, “When You Belive...

14:30

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI