Flash

I provohet pafajësia pas 40 viteve burg, kompensohet me 21 milion $

Lapsi.al 25 February 2019
I provohet pafajësia pas 40 viteve burg, kompensohet me 21 milion $

Një burrë në Kaliforni është dëmshpërblyer me 21 milionë dollarë pasi ka kaluar 40 vite të jetës së tij në burg gabimisht.

Craig Coley, i dënuar gabimisht për vrasjen në 1978 të së dashurës së tij 24-vjeçare dhe të djalit të gruas 4 vjeç, është liruar në 2017, pasi hetimet zbuluan pafajësinë e tij, falë mbi të gjitha të testit të ADN-së.

Dëmshpërblimi ju dha Coley nga qyteti i Simi Valley, jo shumë larg nga Los Angeles.

Burrit, që sot është 71 vjeç, i janë derdhur menjëherë në llogari 4,9 milion dollarë, ndërsa pjesa tjetër do të vijë nga sigurimet dhe nga fonde të tjera.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI