Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Boomerangu i Ramës/ Jo përplasje televizive me ish deputetët

Lapsi.al 25 February 2019
Boomerangu i Ramës/ Jo përplasje televizive me ish deputetët

Kryeministri Rama e kaloi momentin kur vinte bast se “Luli bënte bllof” dhe kur i merrej fryma para kamerave të ERTV-së. Tani, pas djegies së mandateve të opozitës, ai ka vendosur të luajë të fortin. Edhe sot, në mbledhjen e grupit parlamentar ai ka porositur deputetët të vazhdojnë normalisht punën, të përgatiten për zgjedhjet lokale, me të njëjtat tone siç bënte Berisha kur opozita ishte në bojkot. Shenjë e kësaj moskokçarjeje artificiale ishte edhe dërgimi i mandateve të djeguar të PD- LSI menjëherë pranë KQZ, ndërkohë që Gramoz Ruçi ligjërisht mund t'i mbante ato për 30 ditë.

Por lëvizja më e çuditshme e Edi Ramës është ajo për të bojkotuar emisionet televizive, ku marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës me pretendimin se ata tanimë nuk përfaqësojnë asgjë. Në fakt, pavarësisht nga arma politike që kanë zgjedhur për të vazhduar betejën, dy partitë që ikën nga parlamenti shprehin vullnetin e afro 40% të shqiptarëve që i janë drejtuar kutive të votimit (edhe sikur zgjedhjet e 2017 t'i konsiderosh si normale).

Në këtë kuptim, strategjia e Ramës për të ndërprerë komunikimin dhe ballafaqimin me ta, e bën edhe më fallco mbretërimin e tij në krye të vendit.

Për ditë ai po shfaqet me një model autokrati që preferon vetëm debatet me freshistë që i organizon Top Show, apo ato me studentë të urtë që i ofrojnë rektorët servilë.

Prandaj nëse strategjia e Ramës, për të zhvlerësuar aktin e djegies së mandateve të opozitës, do të shkojë deri në farsën e shtirjes sikur ajo nuk ekziston, duke bojkotuar edhe ballafaqimet në studio televizive me të, shumë shpejt do t'i kthehet në boomerang. Sepse ajo, përpos një parlamenti fallco, do t'i ofrojë edhe një mjedis politik fallco. Dhe kështu do të realizohet pikërisht qëllimi i atyre që dogjën mandaten. Lënien përballë shqiptarëve të një pushteti që nuk do të japë llogari askund dhe ku zemërimi nuk ka as një valvul ku të shkarkohet. Madje as verbalisht në debate.    

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI