Flash

Analiza/ A po bëhet Amerika me socialistët

Lapsi.al 25 February 2019
Analiza/ A po bëhet Amerika me socialistët

Nuk dihet nëse Donald Trump do ta ndërtojë ndonjëherë murin në kufi me Meksikën, nuk dihet as nëse do ta shpëtojë gadishullin Korean nga rreziku bërthamor apo do ta ulë defiçitin buxhetor të SHBA-së, por dy vjet pasi ai ka marrë mandatin, një gjë është e sigurtë, në Amerikë po diskutohet gjërësisht një temë tabu: A duhet vendosur taksë mbi pasurinë.

Gjithçka nisi me propozimin e kongresmenes, që tani njihet botërisht me akronimin AOC, Aleksandra Ocasio- Cortez (foto poshtë), ish kamarieria e New Yorkut që këtë herë u zgjodh për herë të parë në dhomën e përfaqësueseve. Bëhet fjalë për një taksë 70% mbi të ardhurat, për ata 16 mijë amerikanë që fitojnë më shumë se 10 milionë USD në vit.

Alexandria Ocasio-Cortez, nouvelle figure de la gauche américaine, à Washington, le 7 février.

Elizabeth Warren (poshtë), senatorja demokrate e Massachusetts, e cila ka vënë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 2020, kërkon të taksojë me 2% çdo vit, pasuritë që janë mbi 50 milionë USD dhe me 3% ato që janë mbi 1 miliardë. Këto ide, që kanë zënë vend në programin e saj elektoral, prekin mbi 75 mijë familje të pasura amerikane.

Image result for elizabeth warren

Nga ana e vet, socialisti Bernie Sanders (poshtë), që edhe ai ka hedhur kandidaturën për në Shtëpinë e Bardhë, propozon një taksë mbi trashëgiminë që do të ishte 45% për shumën deri në 3.5 milionë USD dhe 77% përmbi 1 miliard USD.

Le sénateur américain Bernie Sanders lors d’une conférence de presse, à Washington, le 16 janvier.

Natyrisht pabarazitë e theksuara në Amerikë nuk fillojnë me Trump, por presidenti i ri me politikat e tij i përkeqësoi edhe më shumë ato, gjë që duket se po armatos ideologjikisht të majtën e këtij vendi. I zgjedhur me premtimin për të mbrojtur shtresat më të prekura nga efektet e globalizmit, ai ndërmori një reformë fiskale që ndihmon korporatat e mëdha dhe më të pasurit.

Për vitin 2019, 1% më të pasur mendohet të kursejnë deri në 60 miliardë USD taksa pa kërkuar asgjë. Atëherë me të drejtë të majtët pyesin: pse qe e nevojshme kjo masë kur në këtë vend ky 1% posedon pasuri sa gjithë 90% i pjesës më të varfër të popullsisë?

Pikërisht kjo është arsyeja që në një sondazh të fundit të institutit Gallup, rezulton se shumica e amerikanëve nën 30 vjeç shprehet se ka një vështrin pozitiv për socializmin.

Këtë rrezik po e ndjen edhe presidenti ish manjat ndërtimesh.Në fjalimin e 5 shkurtit për gjëndjen e vendit ai deklaroi: “Amerika nuk do të jetë kurrë një vend socialist”.

Por pavarësisht nga kjo, disa sondazhe rresht po tregojnë se idetë e Aleksandra Ocasio- Cortez dhe Elizabeth Warren janë në shumicë dhe se më shumë se gjysma e amerikanëve besojnë se qeveria duhet të bëjë më tepër për të luftuar pabarazinë.

Burimi Stéphane Lauer/Le Monde/Pergatiti Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI