Manchester United-Liverpool do të kujtohet me shumë mundësi si ndeshja me më shumë dëmtime e të gjitha kohërave. Solskjaer humbi në 43 minuta tre futbollistë, ndërsa edhe Klopp është detyruar të heqë dorë nga Firmino. Makthi i Djajve të Kuq nisi në të 21' kur Herrera ngriti flamurin e bardhë, për ti lënë vendin Pereiras. Dy minuta më pas i njëjti fat ishte edhe për Mata, që u zëvendësua nga Lingard. Por anglezi ishte i dëmtuar që më parë dhe në të 43 kërkoi zëvendësimin me Alexis, pak përpara se Klopp të ndryshonte Firmino me Sturridge.
Manchester City merr dhuratën pikërisht nga rivalët e përjetshëm të Manchester United. Në Old Trafford Djajtë bllokuan në barazim pa gola Liverpool, duke i dhënë një asist në garën për titull kundërshtarëve të qytetit. Të kuqtë e Jurgen Klopp, mes polemikave për një 11 metërsh të pretenduar në pjesën e dytë, ndjejnë tashmë dihatjen e Citizens vetëm një pikë larg.
Solskjaer ruajti pathyeshmërinë në kampionat, që kur norvegjezi është ulur në pankinën e Manchester, por lëshoi vendin e katërt, i kaluar nga Arsenal. Ka rezerva gjithashtu United për një gol të anulluar në minutën e 76 për pozicion jashtë loje, por pamjet treguan se të drejtë kishte arbitri.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ao/aoqe.mp4
Me 56 pikë, Liverpooli tani është vetëm një pikë para Manchester City, duke i dhënë jetë një dueli të jashtëzakonshëm. United është në garë për një vend në Champions, me 52 pikë në vendin e pestë, i kaluar nga Arsenal, me një pikë më shumë, pas fitores së arritur nga Topcinjtë në Emirates 2-0 kundër Southampton.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/9q/9QPk.mp4