Flash

Familja e Michael Jackson hedh në gjyq HBO

Lapsi.al 24 February 2019
Familja e Michael Jackson hedh në gjyq HBO

Familja e Michael Jackson ka hedhur në gjyq HBO për shkak të dokumentarit “Leaving Neverland”, ku thuhet se këngëtari abuzoi seksualisht me dy djem të mitur.

Në padinë prej 53 faqesh, paraqitur në Gjykatën e Lartë në Los Anxhelos, janë kërkuar 100 milion dollarë shpërblim nga HBO për transmetimin e dokumentarit që ishte premierë në Festivalin e Filmit Sundance këtë vit. "Michael Jackson është i pafajshëm,”-thuhet në padi. “Në vitin 2005 ai doli në gjyq dhe u lirua nga akuzat. Dhjetë vite pas vdekjes së tij ka ende njerëz që duan të përfitojnë nga suksesi në mbarë botën i Michael dhe pasuria e tij.”

Të këshilluara

'Mary Poppins return' dështon në kinema

“Mary Poppins Returns”, me protagoniste kryesore Emily Blunt, ngjalli një entuziazëm të madh ndër brezat e rritur me filmin e ’60 me Julie Andrews, në rolin e d...

12:05

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI