Flash

Aplikacioni/ Internet “Hallall” vetëm për myslimanët

Lapsi.al 24 February 2019
Aplikacioni/ Internet “Hallall” vetëm për myslimanët

Një kompani në Malajzi po përmbush kërkesat e përdoruesve të internetit për krijimin e një programi që, sipas tyre është në përputhje me vlerat islame. Salamweb është emri i programit që ofron një eksperiencë tjetër në internet për ata që i përkasin besimit musliman.

Aplikacioni përfshin mesazhe, lajme dhe veçori të tjera. Sipas Hasni Zarina Mohamed Khan, drejtor menaxhues i Salamweb, aplikacioni kryesisht përdoret në Malajzi dhe Indonezi, vende ku ka në shumicë dërrmuese besimtarë muslimanë.

“Ne duam ta bëjmë internetin një vend më të mirë,” - tha ai. “Ne e dimë që interneti ka të mira dhe të këqija, ndaj Salamweb ju jep mundësi për të përzgjedhur më të mirën.”

Qëllimi i kompanisë është të tërheqë 10%, të 1.8 miliardë myslimanëve në botë.

“Ne po nxisim vlera universale, edhe pse Salamweb ka në shënjestër myslimanët, mund të përdoret nga të gjithë,” - shtoi Hasni Zarina. “Interneti mund të jetë i dëmshëm, ndaj është e qartë se kemi nevojë për një alternativë.”

SalamWeb mbështetet shumë në përmbajtjen që do shohin përdoruesit e internetit, ku do shënohen me sinjale paralajmëruese faqet e internetit që përmbajnë lojëra bixhozi dhe përmbajtje pornografike, çka sipas tyre bie ndesh me vlerat e besimtarëve myslimanë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI