Flash

Tërmeti godet Lushnjen

Tërmet në Lushnje. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj ...

16:29

Euro prek një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as këtë javë dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas ku...

16:16

Video/ Edhe me penallti në favor, Teuta mbytet në Gjirokastër: kështu nuk fitohet titulli

Lapsi.al 23 February 2019
Video/ Edhe me penallti në favor, Teuta mbytet në Gjirokastër:

Teuta ëndërroi shumë shpejt titullin, duke menduar se kur Partizani humbi në Laç, atëherë shumë mirë mund të linte pikë edhe më tej, duke e bërë rikuperimin e 7 pikëve të mundshëm. Vetëm se harroi skuadra e Bledi Shkëmbit se më parë duhet të fitonte vetë ndeshjet e saj, duke filluar nga ajo e Gjirokastrës me Luftëtarin. Bluezinjtë kishin dalë nga kriza me Ahmatajn, por pavarësisht kësaj morën një 1-0 që nxjerr gati KO durrësakët në luftën për titull. E të mendosh që në favor Teuta pati edhe një 11 metërsh, që mund të ndryshonte fatet e lojës.

Atë që Progni bëri në ndeshjen me Kukësin, duke përmbysur rezultatin që ishte në favor të Bluve, sulmuesi e shpërdoroi kundër Luftëtarit në minutën e 73, kur nga pika e bardhë e penalltisë u ndal nga portieri Ruçi. Teuta pretendoi edhe në dy raste të tjera në pjesën e parë, por arbitri Beqiri vazhdoi lojën: sidoqoftë mundësinë për të shmangur humbjen, e për të tentuar madje fitoren në 13 minutat e fundit Shkëmbi e pati, por skuadra edhe një herë u fik atëherë kur nuk duhej, duke i dhënë mundësinë Kukësit të rimarrë vendin e dytë dhe Partiznit të arratiset përsëri.

Vendosi një gol i Rrapos në minutën e 32: nuk humbet rastin Luftëtari për tu larguar sa më shumë nga zona e rrezikut, duke ruajtur njëkohësisht edhe kontaktet me Tiranën, që është vetëm tre pikë përpara dhe javën e ardhshme pret derbin me Partizanin.

Pikërisht duke qenë se vjen përplasja kryeqytetase, të kuqtë nuk mund të lejojnë gabimin e dytë radhazi, kur të luajnë përballë Flamurtarit. E nga Teuta, të presë gabimet e panumërta të një skuadre që pëson gola me pikatore, është e palogjikshme. Ndeshjet direkte të Partizanit me dy skuadrat ndjekëse mund ta ndryshojnë verdiktin e thënë deri tani në kampionat, por për ta bërë këtu durrsakët e Kukësi duhet të reshtin së lëni pikë rrugës e të shpresojnë që Partizani ndeshjet me ta do ti humbasë të gjitha...vetëm kështu mund të dalin llogaritë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI