Flash

Analiza/ Ndërkombëtarët kundër opozitës në emër të 'stabilitetit'

Lapsi.al 23 February 2019
Analiza/ Ndërkombëtarët kundër opozitës në

“Sot Shqipëria është në udhëkryq, ku pushteti grabit votat,  shkel liritë dhe të drejtat e njerëzve duke e kthyer popullin në rob të keqqeverisjes”. Edhe pse duket sikur ka dalë sot nga goja e Lulzim Bashës, bëhet fjalë për deklaratën e Edi Ramës në 1 maj të vitit 2010, ditën kur 22 deputetë të PS ( atëherë në opozitë) nisën një grevë urie përballë godinës së kryeministrisë.

Asokohe me vendim unanim ,Asambleja e PS vendosi të bojkotojë pa afat dhe parlamentin, duke vënë në dyshim dhe pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e ardhshme lokale. Gjë që nuk u prit aspak mirë nga ndërkombëtarët. Ja se si reagonte departamenti amerikan i shtetit  nëpërmjet zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit Thomas Countryman në 9 shkurt 2011:

“Nuk është gjë e zgjuar bojkoti i zgjedhjeve. Shqipëria nuk është i vetmi vend europian ku protestat përfundojnë me dhunë. Gjej rastin të shpreh pakënaqësinë që opozita dhe mazhoranca nuk kanë gjetur gjuhën për të trajtuar problemin e zgjedhjeve”.

Po kaq e ashpër ka qenë dhe gjuha e europianëve. Ja se ç’deklaronte në 3 shkurt të vitit 2010 presidenti i Bundestagut gjerman Norbert Lammert për bojkotin e opozitës:

“Duke qenë se në sistemet demokratike, roli i parlamenteve është i një rëndësie tejet të madhe, sigurisht që nuk është një ide e mirë bojkotimi i parlamentit, nuk ka rëndësi se me çfarë argumentimi dhe sigurisht që kjo ide e bojkotimit nuk përmirëson cilësinë e vet edhe nëse bazohet në precedentë të mëparshëm”.

Edhe më e ashpër pak muaj më vonë ka qenë qëndrimi i OSBE për bojkotin parlamentar. Ja se ç’shkruhej në deklaratën e shtatorit  2011:

“Duke bojkotuar opozita nuk kreu detyrën kushtetuese dhe nuk bashkëpunoi për reformat. Me gjithë thirrjet e përsëritura ndërkombëtare për t’iu rikthyer pa kushte Kuvendit, mospranimi i PS-së për ta bërë këtë kontribuoi në pamundësinë e Kuvendit për të vazhduar reformat”.

Bojkoti klasifikohet indirekt si mosplotësim i detyrave kushtetuese “për të këqyrur punën e qeverisë dhe për të kontribuuar veçanërisht në reformën zgjedhore, në kohën e duhur, për zgjedhjet për qeverinë vendore…”.

Duket se ndërkombëtarët janë të kursyer në fantazinë për të ndryshuar gjuhën e komunikimit me partitë politike shqiptare kur bëhet fjalë për bojkot. Qëndrimet ngjajnë si dy pika uji edhe pse djegia e mandateve nga deputetët e opozitës është një akt i pandodhur më parë në historinë e politikës shqiptare.

Sa më lart le të kuptohet se në të vetmet raste kur ndërkombëtarët reagojnë seriozisht për zhvillimet në Shqipëri janë vendimet ekstreme të partive politike apo dhuna e shfaqur në protestat popullore. Në asnjë rast më herët nuk ka ndodhur që reagimet e ndërkombëtarëve të çdo lloji të kenë qenë në mbeshtetje të opozitës që ka nxitur prishjen e stabiliteteve false që kanë mbizotëruar herë pas here në politikën shqiptare.

Askush në Europë apo ne SHBA nuk ka dëshirë të investohet në një demokraci të pazhvilluar si ajo e Shqipërisë, ku ambasadorët herë pas here mbyllin një sy për problemet që ndodhin, për të mos “hapur probleme” që mund të zgjidhen me stafin lokal. Por këtë herë, vendimi ekstrem i opozitës përtej deklaratave standart, të ngjashme me ato më lart padyshim që do të sjellë dhe zhvillime të reja dhe reagime më të forta nga ndërkombëtarët, që bashkë me ndryshimin e gjuhës së deklaratave (siç ka ndodhur rëndom) do të ndërhyjnë për t’i dhënë zgjidhje krizës më të fundit në Shqipëri. Që gjithsesi, tashmë dhe ligjërisht e ka të pamundur rikthimin normal të funksionit të parlamentit. Lexoni në linkun më poshtë intervistën e Edi Ramës për Zërin e Amerikës.

©LAPSI.al

http://ps.al/te-reja/bojkoti-i-parlamentit-do-te-vazhdoje-27-01-2010

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI