Flash

Parlamenti nis më 8 shtator

Shtatori pritet të jetë një muaj i ‘nxehtë’ politik. Këtë vit, vapa nuk ikën me gushtin. Shtatori i ri politik n...

18:17

Tërmeti godet Lushnjen

Tërmet në Lushnje. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj ...

16:29

Video/ Tirana dhe fitorja e parashikuar: Skënderbeu "bamirës" po prish kampionatin

Lapsi.al 22 February 2019
Video/ Tirana dhe fitorja e parashikuar: Skënderbeu

Fitore e Tiranës në fund, me një gol të Michael Ngo'o: Mund të flitet për skenarë nga më të ndryshmit, sesi bardheblutë u përpoqën deri në fund dhe fituan në frymën e fundit. Apo si Skënderbeu pas barazimit ndoshta mund të kishte marrë më shumë, me më tepër fat. Vetëm se shifrat flasin qartë, dukshëm, kundër cdo skeptiku që nuk do të kuptojë se cfarë po ndodh, apo bën sikur nuk e kupton. Këtu kampionatizmi po vritet dhe të gjithë ata që kanë nevojë për pikë, kundër Skënderbeut do ti marrin, jashtë apo brenda të jetë ndeshja për tu luajtur.

Tirana është vetëm kundërshtari i radhës që mundi korcarët, dominues të dekadës së fundit të futbollit në vend, por që duket se tashmë presin vetëm 'gijotinën' e UEFA-s të bjerë, pas shprehjes së CAS, ku duket se as shpresat nuk e mbajnë më Skënderbeun.

Goli i Cobina nuk cuditi askënd, madje as barazimi i Sibo në fundin e pjesës së parë. E cuditshme si ndjesia priste shënimin e golit bardheblu, me qetësinë e një anglezi. E në fakt anglez ishte ai që e shënoi (Ngo'o), por qetësinë e garantonin shifrat: në 10 javët e fundit, madje nga barazimi në Selman Stërmasi pikërisht me Tiranën, Skënderbeu ka marrë vetëm një fitore e tetë humbje.

Kanë fituar kundër kampionëve në fuqi, deri edhe Kamza, Kastrioti e Luftëtari, tre skuadrat që mbyllin klasifikimin. Pse nuk duhej ta bënte edhe Tirana? E në fakt e bëri me Ngo'o, duke përfituar nga bamirësia e një skuadre që nuk luan më për asgjë, madje as nuk ka dëshirë ta bëjë. Skuadra që në 13 javët e para të kampionatit kishte 9 fitore 2 humbje e 2 barazime, pas javës së 23 regjistron vetëm 1 fitore më shumë, 1 barazim dhe tetë humbje plus. Statistika të cuditshme për të qenë kaq reale...

Nëse pak javë më parë, në serinë e gjashtë humbjeve radhazi e justifikuam me shpërqendrimin në pritje të një vendimi që nuk po vinte dhe momentin jo, për shkak edhe të mungesave të shumta, tani pas dy humbjeve të tjera është e qartë se korcarët janë kthyer në jastekun e 9 skuadrave të tjera. Duhet të bëjnë kujdes vetëm ata që nuk i kanë mardhëniet e mira me bardhekuqtë...

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI