Flash

Investigim i RAI 2 në Shqipëri / Me lekët e drogës blihen zgjedhjet

Lapsi.al 22 February 2019
Investigim i RAI 2 në Shqipëri / Me lekët e drogës blihen

Televizioni shtetëror italian RAI2 ka bërë një tjetër raportim nga Shqipëria ku është ndalur në trafikun e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë. Gazetari italian Leonardo Zelino zbuloi edhe një detaj nga grosisti shqiptar i marijuanës, i cili pohoi se lekët e fituara nga shitja e drogës përdoren për të blerë vota. Kronika u dha në emisionin e lajmeve TG2.

Spikerja: Pas protestave në Shqipëri kundër qeverisë, e akuzuar se ka raporte me krimin, i dërguari ynë, Leonardo Zelino hyn në skrofullën e një trafikanti droge dhe armësh.

Kronika

(një person që bën gati një kallashnikov)

“Doreza për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh, teksa prekim një kallashnikov, një armë që s’fal.

“Armën e përdorim për të mbrojtur mallin dhe për të vrarë njerëz, nëse është e nevojshme. Këto blihen 150 euro e më pas shiten 4-500 euro copa në Itali”.

Igli nuk shet armë. Ai bën “biznes” kryesisht me barin, është një grosist marijuane. Për të mbërritur tek shtëpia e Iglit, takohemi fillimisht me ndërmjetësin, përgjatë bregdetit, dhe me makinë ecim rreth 30 km deri në Shijak. Në hyrje të zonës duhet ta fikim telekamerën dhe me kapuç në kokë derisa të mbërrijmë në shtëpinë e Iglit.

“Këtu janë 10 kg. Kur vijnë blerësit, fillimisht ua jap ta provojnë. Nëse u pëlqen, i çoj tek magazina dhe marrin sa kile duan”.

Është e pamundur ta shohim magazinën, më thonë, pasi kontrollohet policore në vitin e fundit janë bërë të imtësishme.

“Ky mall do përfundojë tek ju, në Itali”.

Shijaku është zona e Avdylajve, e supertrafikantëve, të arrestuar shpeshherë, që në telefon, para zgjedhjeve të fundit të 2017-s, flisnin për vota. Njëri prej vëllezërve Avdylaj, në përgjimet e zbardhura nga Zëri i Amerikës, organi zyrtar i Shteteve të Bashkuara, falënderohet nga Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit dhe sekretari rajonal i Partisë Socialiste, që qeveris vendin. Dosja e përgjimeve ka ngecur në prokurorinë e përgjithshme tashmë prej dy vitesh, për shkak të lidhjes së hamendësuar me narkotrafikantët, për të cilën flet opozita parlamentare.

“Natyrisht, marijuana – lekë, lekët – pushtet, pushteti blen”.

“Në zgjedhjet e fundit kështu ndodhi?”

“Po. Ashtu siç do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”./Panorama

https://youtu.be/HQWSYoKzKL0

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI