Tetë skuadra i bashkohen Sevilla në 16 më të mirat e Europa League, në pritje edhe të ndeshjeve të mbrëmjes. Arsenal nuk lejon surpriza, Villareal vuan, por kualifikohet në fund, ndërsa konfirmohet dominimi spanjoll në Europë.
Bate Borisov ëndërronte arritjen e madhe, por në Londër gjërat u komplikuan për bjellorusët pas vetëm katër minutash. Avantazhi i fitores në ndeshjen e vajtjes u fshi nga autogoli i Zakhar Volkov, që nuk gjeti mënyrë tjetër për të larguar presionin e Topcinjve, në ndeshjen e kthimit për 1/16 e Europa League.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ao/ao3q.mp4
Skuadra e Unai Emery nuk i la asgjë në dorë rastësisë dhe në Emirates Stadium nuk pati histori, me Arsenal që përmbysi rezultatin në minutën e 39 të pjesës së parë. Shkodran Mustafi shënoi edhe golin e dytë, kundër Bate Borisov, duke e kthyer kualifikimin në anën e Topcinjve.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/nq/NQl2.mp4
Londinezët vendosën përfundimisht diktatin në ndeshjen e kthimit të Europa League kundër Bate, duke siguruar rezultatin. Sokratis Papastathopoulos realizoi edhe golin e tretë në minutën e 60, duke e bërë të pashpresë situatën për bjellorusët, që të paktën jetuan 90 minuta si triumfues dhe në ndeshjen e kthimit u munduan të ishin dinjitozë.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/v5/v521.mp4
Pa problem avancon më tej Napoli, Dinamo Zagreb, Eintracht Frankfurt, Salzburg, Valencia, Zenit dhe Villareal, që i hoqi shpresat Sportingut me golin e barazimit të shënuar nga Fornals 10 minuta nga fundi.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/mq/MQ9v.mp4
Europa League - Round of 32
Arsenal 3 - 0 BATE Borisov
Dinamo Zagreb 3 - 0 Viktoria Plzen
Eintracht Frankfurt 4 - 1 Shakhtar Donetsk
Napoli 2 - 0 FC Zuerich
Salzburg 4 - 0 Club Brugge
Valencia 1 - 0 Celtic
Villarreal 1 - 1 Sporting CP
Zenit St. Petersburg 3 - 1 Fenerbahce