Flash

KULISAT/ Uashingtoni dhe Berlini të ndarë për protestën e opozitës

Lapsi.al 21 February 2019
KULISAT/ Uashingtoni dhe Berlini të ndarë për protestën e
Prej kohësh në korridoret e politikës shqiptare qarkullon në formën e thashethemnajës hipoteza se përplasja Gjermani- ShBA që po zhvillohet e dukshme në Beograd dhe Prishtinë, po transferohet në një mënyrë të ndryshme edhe në Tiranë. Burime si nga mazhoranca po ashtu edhe opozita, pohojnë se pas CDU-së, me të cilën nuk ka pasur marëdhënie të mira, Edi Ramës ia ka hequr vizën përfundimisht edhe Anxhela Merkel, që pas takimit të tyre të fundit në kancelari, kur kryeministri shqiptar e gënjeu sy për sy për ndarjen e Kosovës. Shenja të zbehta të këtij ndryshimi marrëdhëniesh janë bërë më të dukshme edhe gjatë protestës së fundit të opozitës. Dy vite më parë, porsa PD u fut në çadër dhe filloi bojkotin, Merkel nxori zëdhënësin e saj, Siebert, për ta dënuar bojkotin dhe daljen nga institucionet. Sot, Gjermania foli me shumë vonesë dhe po të lexohet me vëmendje, prononcimi i ambasadores Susanne Schütz është shumë më i ndryshëm nga ai i homologes së saj amerikane. Në deklaratën e ambasadës së ShBA-së, një nga më të fortat që është bërë ndonjëherë që nga koha e miratimit të reformës në drejtësi, ajo që po bën opozita me djegien e mandateve konsiderohej si minim i demokracisë, sabotim i përparimit të vendit dhe i bëhej thirrje hapur deputetëve të PD- LSI të mos i bindeshin liderëve të tyre. Lexo më tej:

Reagon ambasada e SHBA : Deputetë rrefuzoni thirrjet për të braktisur mandatet

Por, mesazhi i kryediplomates gjermane në Tiranë ka nota krejt të ndryshme. Natyrisht, sipas zakonit, aty dënohet bojkoti dhe dhuna, Por aty vihen re tre element thelbësorë. Së pari për dhunën i tërhiqet vëmendja edhe qeverisë, se dyti përmendet dy herë me emër Ilir Meta si president (pa u zënë në gojë kryeministri), që dihet se kujt kampi i përket dhe, së treti, ndërsa ShBA i bënte thirrje deputetëve për rebelim, Gjermania e quante djegien e mandateve si  “një vendim që çdo deputet e mer në mënyrë individuale”.

Ambasadorja gjermane: Djegia e mandateve çdo deputet merr vendim individualisht

Natyrisht që diferencat në qëndrimet diplomatike mes Uashingtonit dhe Berlinit janë krejt të dukshme, por gjithësesi, ato janë krejt larg nga shpresat e liderve më optimistë të opozitës që besojnë se tashmë Gjermania jo vetëm ia ka hequr vizën Ramës, por ajo është e hapur edhe për rrëzimin e tij. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI