Flash

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse: Nuk kemi ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës

Lapsi.al 20 February 2019
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse: Nuk kemi

Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

“Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar”, i tha Zaharova agjencisë Beta, kur u pyet lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, se “vënia e kufirit mes shqiptarëve dhe serbëve është kërkesë zyrtare e Beogradit në dialogun me Prishtinën”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pati deklaruar gjatë vizitës në Beograd se Moska pajtohet për arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit në “kuadër të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shkruan rel.

Për pozicionin e Rusisë në raport me arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pati folur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai në nëntor të vitit të kaluar, takoi Putinin në Paris dhe përmes një postimi në Facebook tha se Rusia Rusia do të “mbështesë” marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI