Flash

Reagon Luigi Soreca pas takimit me Lulzim Bashën

Lapsi.al 20 February 2019
Reagon Luigi Soreca pas takimit me Lulzim Bashën

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, ka dalë nga mbledhja në selinë e PD-së duke u shprehur se është treguar i qartë me Bashën sa i takon vendimit për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës.

Shkurtimisht për median ai tha se BE nuk e pranon dorëheqjen e të gjithë opozitës nga mandatet e tyre politike. Sa i takon protestës së nesërme para parlamentit, ai tha se pret që të mos ketë dhunë gjatë tubimit.

 "Fola me secilin dhe është mjaft e rëndësishme për të ndarë këto pozicione. BE ka qenë mjaft e qartë, i kemi shpjeguar liderit të PD dhe pozicionin tonë. Është e rëndësishme për të folur dhe diskutuar. Nesër është një ditë e rëndësishme, presim që të mos jetë e dhunshme, procesi demokratik duhet të prevalojë", u shpreh Soreca.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI