Opozita pritet të mbajë nesër në orën 10:00 protestën e radhës para parlamentit. Duket se kjo, ka ndikuar edhe në mos publikimin e orës se kur të do mblidhet Kuvendi.
Në seancat e mëparshme orari publikohej në faqen zyrtare të Kuvendit ku dhe pasqyrohet rendi i ditës. Sa i takon seancës së nesërme ka një rend dite të përcaktuar, por ajo që mungon në urdhrin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi është ora se kur duhet të mblidhen deputetët.

Nuk dihet ende nëse seanca do të thërritet për t’u mbledhur si çdo të enjte në 10:00, apo do të ketë një spostim të orarit për shkak të protestës së paralajmëruar të opozitës e cila përkon në të njëjtën orë.