Flash

Greqi/ 250 mijë euro investim në pasuri të paluajtshme për të marrë pasaportë greke, nis fluksi i të huajve

Lapsi.al 20 February 2019
Greqi/ 250 mijë euro investim në pasuri të paluajtshme për

Nëse dëshironi të jetoni në Greqi apo BE, tani ekziston një zgjidhje. Madje një publicitet për qytetarët nga jashtë BE-së qëndron e vendosur menjëherë para Parlamentit në Athinë.

Ftesës i janë përgjigjur me kënaqësi shumë kinezë, rusë apo turq. “Kush investon në Greqi, 250 mijë euro pasuri të paluajtshme, fiton edhe një pasaportë të BE-së”. Më lirë sesa kaq, pasaporta e vendeve të unionit nuk mund të gjendet askund tjetër.

Zyrtarisht thuhet se çështja nuk është kaq e thjeshtë. Sipas zyrtarëve, ka kontrolle të rrepta që ndërmerren nga ambasadat dhe bankat, për prejardhjen e parasë dhe jetëshkrimin e njerëzve. Ka raste në të cilat verifikimi zgjat dy vite.

Megjithatë, biznesi me “vizat e arta” është në shpërthim e sipër, kërkesa rritet vazhdimisht dhe në këtë mes fitojnë edhe agjencitë imobiliare. Punonjësit e tyre presin shumë të interesuar dhe thonë se, në të vërtetë, klientët nuk interesohen shumë për shtëpinë.

“Duan thjesht të investojnë 250 mijë euro, sepse kjo u mjafton për të siguruar lëvizjen e lirë në BE”.

Në fakt, kinezët lejohen të nxjerrin vetëm 50 mijë euro për person nga vendi. Por, gjithnjë gjenden rrugë për të shmangur rregullat. Vitin e kaluar janë lëshuar 10 pasaporta, duke sjellë rreth një miliard euro në arkat greke.

Por, nuk janë vetëm kinezët të interesuar. Edhe rusët apo turqit joshen jo pak për të investuar në programin e “vizës së artë”. E në kontekstin e shitjes së pasaportave nuk mungojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash, evazion fiskal dhe largim kapitali.

Megjithatë, ky lloj biznesi, në shumë vende anëtare të BE-së është kthyer në një burim të suksesshëm të ardhurash.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI