Një ditë para përfundimit të afatit, dy prokurorë te tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e strukturës së Prokurorisë së Posacme.
Prokurorët që kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK janë Prokurori i Apelit Tiranë, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Osmani.
Data e aplikimeve ishte fillimisht deri më 6 shkurt, por ky afat u shty deri më 21 shkurt pasi nuk kishte mjaftueshëm kandidatë.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.