Disa gafa janë të jashtëzakonshme dhe të destinuara të mbeten në histori, por më e cuditshmja është se vazhdojnë të ndodhin edhe në 2019, në epokën e rrjeteve sociale dhe në kulmin e periudhës së teknologjisë. Një tifoz i Liverpool, në fakt, të martën ka përjetuar ndeshjen e Champions mes Të Kuqve e Bayern Mynih... në Gjermani. Paul - ky është emri i tifozit anglez - ishte i bindur se ndeshja e vajtjes së 1/8 e finaleve do të luhej në Allianz Arena e kështuc, si e rrëfen vetë ai, diku afër Krishtlindjes prenotoi fluturimin për Mynih.
"Në kohën e festave - shpjegon tifozi i Liverpool - kisha pirë ca si tepër, e pasi mora biletat për ndeshjen e vajtjes, prenotova fluturimin në Mynih i bindur se gjërat ishin të lidhura. Nuk e kuptova që luhej më parë në Liverpool".
Paul, sidoqoftë, nuk e kaloi i vetëm vizitën në qytetin gjerman duke qenë se - si tregon Gazzetta dello Sport - përfundoi ta ndiqte ndeshjen e Champions në studion e organizuar nga tv gjerman, i ftuar si mik. Një eksperiencë në cdo rast unike, që sigurisht do ta kujtojë përgjithmonë.