Flash

Gabimet që bëjmë në shopping

Lapsi.al 20 February 2019
Gabimet që bëjmë në shopping

Shumë vajza bien në të tilla gabime që pengojnë të dukesh me stil.

Masa e gabuar

Shumica e femrave nuk e dinë masën e tyre fikse dhe në shumë raste dështojnë me veshjet. Ose shumë të ngushta, ose shumë të gjera, këto rroba mund të shkatërrojnë pamjen tuaj.

Këshillë:Kur të vizitosh dyqanin e parë, kërko nga shitësja të të ndihmojë për të gjetur masën tënde fikse. Është mënyra më e thjeshtë për të mos rënë sërish në kurthin e masës.

Të mungon guximi

Shumë femra u qëndrojnë besnike veshjeve që mendojnë se u bëjnë e u shkojnë.

Këshillë: Shiko tendencat e fundit të modës dhe zgjidh cila nga ato të shkon më shumë. Më pas mundohu që ta përvetësosh këtë trend, pa dalë nga stili yt.

Takat e larta

Takat e larta janë shumë të bukura e seksi, por kur di të ecësh mbi to. Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa një femër që mundohet të ekuilibrojë veten mbi takat e larta në përpjekje për të mos rënë.

Këshillë: Preferoni takat mesatare deri në 8 cm, të trasha. Është mirë që ecja jote kurdoherë të duket e sigurt dhe me stil.

Kushtoju vëmendje detajeve

Detajet bëjnë diferencën.

Këshillë: Mos dil nga shtëpia pa i dhënë dritë veshjes sate me një aksesor të veçantë. Nuk e kemi fjalën për ekzagjerime, por për diçka që do e tregojë pamjen e kuruar.

Mungesa e vetëbesimit

Nuk ka kuptim të veshësh një fustan pas trupit, nëse nuk ndihesh mirë brenda tij.

Këshillë: Rregulli kryesor i pashkruar për stilin e femrës është të veshë gjithmonë veshje që i zgjedh vetë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI