Flash

Fillon firmosja e djegies së mandateve nga opozita (FOTO)

Lapsi.al 20 February 2019
Fillon firmosja e djegies së mandateve nga opozita (FOTO)

Në këto momente vijon në Partinë Demokratike firmosja e deklaratave nga ana e deputëteve për lënien e mandateve. E njëjta gjë ndodh edhe në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Mësohet se në PD i pari që ka firmosur është kryetari Lulzim Basha. Pas tij ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Më pas vijon firmosja sipas radhës për të gjithë deputetët. Deklaratën se jep dorëheqje nga mandati i deputetit e ka firmosur edhe kryetarja e LSI-së, Moika Kryemadhi.

Një kopje të asaj deklarate e sjell Lapsi.al më poshtë. Firmosja e dorëheqjeve po bëhet në mënyrë individuale dhe do të vazhdojë me të gjithë listën e deputetëve dhe kandidatëve për deputëteve që pasojë në listën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Pas firmosjes së dorëheqjeve, kërkesat do ti shkojnë Kuvendit të Shqipërisë dhe më tej në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Nesër opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste të madhe përpara Kuvendit. Ndërkohë që mazhoranca nga frika e përplasjeve e anuloi seancën. Vendimi u komunikua nga kryetari Gramoz Ruci.

©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI