Flash

Fier, zbulohet pikë bastesh e paligjshme në një lokal

Lapsi.al 20 February 2019
Fier, zbulohet pikë bastesh e paligjshme në një lokal

Policia ka vijuar me kontrollet për personat të cilët vazhdojnë të ushtrojnë aktivitet të paligjshëm duke lejuar bastet. Një tjetër rast është evidentuar nga policia në Fier, duke proceduar penalisht edhe një shtetas 20 vjeçar me iniciale E.Ç. Sipas asaj që njofton policia, i riu në ambientet e lokalit që administronte vetë, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Njoftimi

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 1 kompjuter që shërbente për llotari sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan në gjendje të lirë shtetasin: – E.Ç., 20 vjeç, banues në Fier. Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në ambientet e lokalit në administrim të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Të këshilluara

Edhe Donika Prela aplikon për SPAK-un

Shtohen edhe gjashtë kandidatë të rinj për SPAK.  Këtë të mërkurë kanë dorëzuar dosjet, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, prokurori në ...

06:15

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI