Flash

Donika Prela konkurron për SPAK. Kush janë emrat e tjerë që iu bashkuan listës

Lapsi.al 20 February 2019
Donika Prela konkurron për SPAK. Kush janë emrat e tjerë që

Gara për t'u bërë pjesë e Prokurorisë Speciale do të jetë e hapur deri nesër.  Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda i është shtuar listës së aplikantëve për  SPAK. Ajo ka aplikuar ditën e sotme.

Pak kohë më parë, edhe pse pati mjaft akuza në drejtim të Prela-s, ajo arriti të kalonte vettingun e të konfirmohej në detyrë.

Ditën e sotme 5 prokurorë kanë aplikuar për t'u bërë pjesë e SPAK. Ata janë prokurori i Apelit Tiranë, Altin Dumani, prokurorja Enkeleda Osmani, prokuroja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, Elida Kackini (Celami).

Gjithashtu ka aplikuar për të qenë pjesë e SPAK edhe Enkeleda Millonai, Prokurore ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. (Aktualisht me Urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme është ne pozicionin e Drejtuesit të kësaj Prokurorie) dhe Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Maksim Sota.

Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 20 prokurorë për 15 vende.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm në Elbasan

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar ditën e sotme në Elbasan, në lagjen "5 maji". Dyshohet se ky shpërthim ka ndodhur në një banesë, por nuk ka ende detaj...

12:25

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI