Flash

Djegia e mandateve/ Meta për “Deutche Welle”: Veprim ekstrem

Lapsi.al 20 February 2019
Djegia e mandateve/ Meta për “Deutche Welle”: Veprim ekstrem

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Deutche Welle” në Berlin ku ka komentuar edhe djegien e mandateve nga opozita shqiptare.

Në intervistë, Meta shprehet se çdo veprim ekstrem nuk i shërben jo vetëm demokracisë, por as forcimit të institucioneve. Presidenti Meta kërkon që lidhje me rastin mazhoranca të kuptojë përgjegjësitë që ka për qeverisjen e vendit.

“Vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe nuk i shërben njëkohësisht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar. Dhe me këtë është e lidhur edhe shpresa për të mos e shpopulluar më tej vendin tonë, sidomos nga të rinjtë dhe forcat më krijuese të tij. Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.

Është detyra e tyre të japin shembullin të parët në respektimin e Kushtetutës dhe të kufijve që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka përcaktuar qeverisë”, u shpreh Meta.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI