Flash

Basha përkujton 20 shkurtin: 28 vite më pas shqiptarët përballë një sfide të ngjashme

Lapsi.al 20 February 2019
Basha përkujton 20 shkurtin: 28 vite më pas shqiptarët

28 vite pas rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, Lulzim Basha bën një paralelizëm mes regjimit komunist dhe qeverisjes së Edi Ramës.

Sipas Bashës, vendi sot është përballë një regjimi antidemokratik, oligarkik dhe i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit. Kryedemokrati shkruan se ky regjim po zhbën ëndrrën e shqiptarëve të 28 viteve më parë: "Shqipëria si gjithë Europa"!

"Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës." - shkruan në Facebook Basha.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI