Flash

Donika Prela, një arsye më shumë pse duhen djegur mandatet

Lapsi.al 20 February 2019
Donika Prela, një arsye më shumë pse duhen djegur mandatet
Në kulmin e debateve për djegjen e mandateve të opozitës, një ngjarje në dukje krejt periferike, kaloi pa vëmendjen e duhur të publikut. Prokurorja e komanduar e Krimeve të rënda, Donika Prela, pasi ka kaluar sitën e bërë shoshë të vettingut, e renditi emrin e saj mes kandidatëve të SPAK-ut, pra prokurorisë speciale që do të bëjë “namin” me shpënien prapa hekurave të politikanëve të lartë. Po pse, ky detaj, qenkësh kaq i rëndësishëm në sfondin e këtyre pëplasjeve të mëdha? Çfarë lidhje kanë mandatet e opozitës me emrin e përveçëm të një prokuroreje? Përgjigjja është e thjeshtë. Ky emër dhe ky kazus është simboli më tipik i krimit më të madh që po ndodh në Shqipëri. Ai përmbledh, njëkohësisht, kapjen totale të shtetit nga Rilindja, përpjekjen për të fshehur (por njëkohësisht edhe për të ruajtur) lidhjet e ardhshme me krimin dhe mbi të gjitha, ai gropos njëherë e mirë ëndrrën iluzore të shqiptarëve që pasi kanë humbur besimin tek kjo klasë politike, shpresojnë se pas vettingut të dirigjuar nga ndërkombëtarët, të gjithë do të shohim një ditë të bardhë. Lexo më tej:

Faktet/ Te gjitha mekatet qe vettingu i zbuloi Donika Prelës

Le t’i marrim ngjarjet me radhë dhe të përpiqemi të shpjegojmë në mënyrë sa më thjeshtëzuar atë që ka ndodhur. Fryti i parë i drejtësisë së re, ishte vënia e një kryeprokuroreje të parashutuar nga hiçi, merita e së cilës ishte se kishte punuar nën Hulsi Manjën. Arta Marku u zgjodh në mënyrë antikushtetuese vetëm me 69 vota të socialistëve. Të gjithë atyre që thërritën skandal, si nga opozita si nga kritikët e reformës, i’u ofrua pilula qetësuese. Ajo do të qëndrojë vetëm dy - tre muaj, ajo nuk do të ketë kompetencë t’u heqë vartësve të saj nga duart dosjet sensitive, si ajo e Saimir Tahirit dhe mbi të gjitha, ajo, nuk do të ketë mundësi të bëjë lëvizje brenda prokurorisë. Sot, një vit e gjysëm më pas, të gjitha këto kanë rezultuar gënjeshtra. Por në këtë histori ne na intereson vetëm kriteri i fundit. Arta e partisë e shkeli edhe atë. Një nga veprimet e saj të para ishte komandimi në krye të prokurorisë i një mikëshës së saj, pikërisht Donika Prelës, tek krimet e rënda. Dikush mund të mbrohet duke thënë se ishte rastësi, por rastësia zgjodhi përërisht të gradojë në detyrë, ish drejtuesen e prokurorisë të Durrësit, që i ishin vjedhur dy herë me radhë dosjet sensitive dhe ku ishte kryer mëkati i bashkpunimit të Vangjush Dakos me Avdylajt në blerjen e zgjedhjeve. Përsëri ndoshta është përkim fatkeq, por pjesa politike e asaj që tani njihet si dosja 339, bashkë me përgjimet që kishte brenda, u arkivua po nga Prela, për t’u hetuar nuk dihet se kur. Edhe deri këtu dikush mund të thotë që ishte e kuptueshme. Në lojë ishin prokurorët e kohës së vjetër, që nuk kishin kaluar në filtrat euroatlantikë të vettingut, që u thurën me aq mundim nga Lu dhe Vlahutin. Kur ato të funksiononin gjithçka do të ishte rozë. Por, kontrolli për prokurorët filloi dhe Arta Marku, megjithëse u fshikullua ashpër për emërimet dhe lëvizjet e saj, aspak transparente, doli e pastër prej tij. Radha i erdhi edhe njërës prej këtyre të lëvizurave: Donika Prelës. Këtu historia nga tragjike fillon dhe bëhet komike. Pikërisht ajo, shefja e krimeve të rënda, nuk justifikon dot pasurinë, del se dy apartamente dhe një tokë në Petrelë i ka blerë (nuk dihet kujt njeriu të ndershëm i lindi në zemër) nën çmimet e tregut, se bashkëshorti i saj ka fshehur pagën e për rjedhojë edhe taksat. Përfaqësuesi i OMN-së, belgu Teo Jacobs i shikon me sytë e tij këto gjëma që kanë djegur dhjetra të singjashëm më parë. Ai vë alarmin publikisht se ka mbetur me një shije të hidhur në gojë dhe se ky lloj modeli nuk bën pjesë në kodin e tij (video poshte). https://youtu.be/kW9bLisEPEg Por, asgjë më shumë. Shfaqja teatrale e vettingut shtyhet edhe me një seancë plus, derisa trupa e përbrë prej Roland Ilia, Olsi Komici, dhe Valbona Sanxhaktari e shpallin Donika Prelën po aq të virgjër sa ç’e ka bërë nëna. Belgut të shushatur Jacobs, i cili në sytë e shqiptarëve simbolizon garantin ndërkombëtar që nuk do lejojë që reforma në drejtësi të shndërohet në badërdi, nuk i mbetet veçse ti shtrëngojë dorën para kamerave, Prelës. Pa kaluar as dy javë nga ky episod, ajo njofton se do të konkurojë për pjestare të SPAK, zyrës speciale që do kryqëzojë politikanët e korruptuar dhe të kriminalizuar. Kjo është kronologjia e fakteve nga e cila nuk është e vështirë të arrihet në përfundime. Ajo, me anë të çiftit Arta Marku, Donika Prela tregon se pse u zgjodh një vit e gjysëm më parë mes tymit, flakëve dhe çizmeve, Prokurorja e Përgjithshme e një anshme. Ajo tregon se, ndryshe nga sa thuhet, kush ka më shumë frikë nga krimet që ka kryer dhe po mundohet të kapi drejtësinë për ti varrosur ato. Ajo tregon se si po përdhoset vettingu dhe se si po trajtohen si lolo oborri, përfaqësuesit e OMN-së që nuk duhet të toleronin degjenerimin e tij. Ajo tregon se ç’plane po thuren për nesër, kur njerëzit që kanë dhënë garanci në skutat më të errëta të lidhjeve të politikës me krimin, po katapultohen përmes SPAK-ut në drejtësinë e së ardhmes.

Andi Bushati: Djegja e mandateve, “e keqja” e domosdoshme

Në këtë kuptim, sado i trishtë që të duket, përkimi i kandidimit të Donika Prelës në të njëjtën kohë me momentin e djegjes së mandateeve është një rast për reflektim; Një shembull simbol se kush i thotë vërtet vetes kundërshtar i kësaj skote mafioze, nuk mund të qëndrojë më në atë kuvend; Një argument shterues se pse opozita duket qesharake në atë sallë, ku Arta Marku u zgjodh në mënyrë antikushtetuese dhe ku reforma e votuar me 140 vota po përdoret si mburojë për krimin. Ky akt radikal është një rrugëdalje shpëtimi edhe për ata diplomatë lokalë që sot po e anatemojnë me forcë atë. Sepse kjo është shpresa e fundit për të ndaluar vdekjen që pa lindur të një reforme për të cilën ata u investuan aq shumë. Pak më vonë do të vetë vërtet vonë. Dhe ata vetë do ti përqeshin në Tiranë, po njësoj si Kadafi, Asadi, apo Ben Aliu, bënë me perendimorët që i mbështetën dikur me shpresën se do ti bënin më të mirë.        ©Lapsi.al

Të këshilluara

Cili qe faji i liderëve të opozitës?

Në kushte normale, protes ta e sotme do të ishte konsideruar si suksesi më i madh i opozitës. Mijëra njerëz në shesh, aq sa nuk i kemi parë asnjëherë që prej vi...

14:08

Si mund të ndalet recidivisti Thaçi?

Hashim Thaçi është konsistent. Në çdo negociatë në mënyrë konsistente i bën dëm vendit 1. Karakteristika kyç e negociatave që i zhvillon Hashim Thaçi ësht...

10:19

A i njolloset më fytyra Ramës?

Ka shumë pikëpyetje lidhur me aktin ekstrem të Edi Palokës, për të goditur me bojë stilografi, në fytyrë, kryeministrin e vendit. Përtej gëzimit të atyre që ...

15:50

Hije dyshimi mbi protestën e 16 shkurtit

Dy hije të forta dyshimi qëndrojnë mbi kryet e opozitës për protestën e 16 shkurtit. E para ka të bëjë me seriozitetin dhe vendosmërinë e Lulzim Bashës për t...

15:52

Pse po ikin masivisht Shqiptarët

Në mesin e shqiptarëve, një në dy është gati të ikë jashtë vendit 1. Çdo javë prodhon së paku tri lajme, që bën që në Gjermani numri i mjekëve, axhustator...

15:49

Rama, darka e gabuar në Prishtinë

Një intervistë e sinqertë e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për emisionin “T7” ka nxjerrë në pah disa të vërteta që Edi Rama mundohet t'ia mbajë të fs...

08:08

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI