Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Ylli Manjani i drejtohet Lefter Kokës: Mos u bëj tub oksigjeni...

Lapsi.al 19 February 2019
Ylli Manjani i drejtohet Lefter Kokës: Mos u bëj tub oksigjeni...

Ylli Manjani dhe Lefter Koka kanë qenë ndër eksponentët kryesorë të LSI-së. Koka u distancua nga qëndrimi politik i partisë së drejtuar nga Monika Kryemadhi duke u shprehur kundër djegies së mandatit. Pas këtij vendimi të ish-kolegut të tij në qeverinë e Edi Ramës, Manjani i është drejtuar me një mesazh publik.

“Lefterit…

Lefter Koka është një shok i mirë dhe kontribues politik që nga themelimi në LSI. Sinqerisht ende nuk e mendoj që LSI mund ta humbasë këtë kontribues. Qëndrimi i tij personal, sigurisht është i papranueshëm dhe nuk mund të zhbëjë dot vendimin politik të Opozitës përfshi këtu edhe LSI. Ndoshta mungesa e komunikimit normal të LSI me Lefterin mund të ketë vështirësuar disi kuptueshmërinë e qëllimit të mirë të vendimit politik, për të mos qenë as fasadë dhe as tubi i oksigjenit të sundimtarëve të sotëm arrogantë. Asnjëherë nuk është vonë për t’u ngritur mbi qëndrimet personale. Lefteri ka ditur të dalë mbi interesat personale. Shpresoj të vijojë ta bëjë…” – shkruan Manjani në Facebook.

Të këshilluara

Itali, shqiptari arrestohet me 4 kg drogë

Një 31 vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga njësia operacionale kundër drogës në Parioli të Italisë nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë kont...

19:24

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI