Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

VIDEO/ Fevziu sherr me Ballën LIVE: Gënjen! Gënjen! Gënjen! (futen reklamat)

Lapsi.al 19 February 2019
VIDEO/ Fevziu sherr me Ballën LIVE: Gënjen! Gënjen! Gënjen!

Janë ndezur tonet në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ku ishte i ftuar kreu i deputetëve socialistë Taulant Balla. Duke folur për protestën e 16 shkurtit, deputeti socialist kujtoi edhe atë të 21 janarit. Balla tha se “në atë protestë u vranë 4 vetë” ndërsa Fevziut që i kujtoi deklaratat e bëra në studion e tij iu drejtua me fjalët “e di sa i drejtë ka qenë ai emision që keni bërë dhe pamjet që keni transmetuar”.

Kaq ka mjaftuar që Fevziu të reagojë ashpër: “Gënjen! Gënjen! Gënjen! Në atë emision nuk janë transmetuar pamje”. Fevziu ka kërkuar të futen reklamat ndërsa u duk që debati me Ballën vijonte.

Pas reklamave Fevziu tha se ishte i gatshëm ta transmetonte të plotë emisionin e bërë për 21 janarin, për të cilin kishte pasur reagime kur e kishte ritransmetuar në 2016-ën. Më pas Fevziu ka transmetuar pjesë nga emisioni i bërë në 21 janar.

“Ku ka ndonjë pasaktësi në këtë mes. Ku ishte inkoherenca?” – tha ai. Balla e anashkaloi duke u shprehur: “Ky televizion nuk ka qenë i drejtë me ngjarjen në atë kohë” – tha ai, por Fevziu këmbënguli se emisioni i tij ka trajtuar ngjarjen të plotë. ©LAPSI.al

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/02/asdsdssssss.mp4"][/video]

Të këshilluara

Itali, shqiptari arrestohet me 4 kg drogë

Një 31 vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga njësia operacionale kundër drogës në Parioli të Italisë nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë kont...

19:24

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI