Qytetarë të shumtë të Lezhës kanë dalë në rrugë për të ndaluar Edi Ramën të kalojë. Kryeministri ka takim në Pukë dhe qëllimi i protestuesve është të ndalojnë atë të kalojë për të shkuar tek aktiviteti që ka në Pukë.
Ata kanë dalë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku pritet të kalojë kreu i qeverisë. Mësohet se në vend ka shkuar edhe Drejtori i policisë së Qarkut Ferdinand Mara.
Protesta vjen një ditë pasi PD deklaroi zyrtarisht djegien e mandateve ashtu si të gjitha partitë opozitare, ndërkohë që të enjten është paralajëmruar një tjetër protestë e opozitës para parlamentit.
https://youtu.be/DGG_eVFZVik
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/02/111111.mp4"][/video]
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/02/222222.mp4"][/video]