Flash

U akuzua se ka shfrytëzuar 550 milionë lekë fonde publike, reagon Spiropali: Shihemi në gjyq

Lapsi.al 19 February 2019
U akuzua se ka shfrytëzuar 550 milionë lekë fonde publike, reagon
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se ka përfituar përmes një skeme korrupsioni nga fondet publike 550 milionë lekë. Elisa Spiropali është shprehur se vëllai i saj nuk ka marrë asnjë kontratë apo fond publik. Më tej ajo ka shtuar se do ta çojë çështjen në gjykatë dhe se paratë do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës. Lexo më tej:

350 mijë dollarë – Bashkëshorti i Spiropalit ia dha tenderat vëllait të Elisës

Reagimi i Spiropalit: E porosit Saliu, pastaj e nxjerr një frëngji e paguar nga fondet e zeza te Shqupit, pastaj del në këndin e shpifjeve dixhitale të Saliut, pastaj e këndon recituesja e Shqupit dhe ja u krye hedhja e bojës mbi tjetrin! Sot ishte radha ime dhe këtë radhë u bë im vëlla mish për top i kësaj opozite mavri me boje. Vëllai im nuk ka përfituar kurrë dhe asnjëherë asnjë kontratë apo fond publik, as kur isha beqare, as kur u martova, as kur isha aktiviste, as kur isha drejtore, e as tani si ministre. Po fjalët me këta gojështhurur janë të tepërta. Padia është e vetmja rrugë me këta bartës e përçues të horrllëkut politik. Në gjykatë le të provojnë çfarë akuzojnë ose përndryshe paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës.  

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI