Qytetarë të shumtë të Lezhës, mbështetës të PD i kanë bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama, i cili sot do të ketë një aktivitet në Pukë.
Ata kanë dalë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku pritet të kalojë kreu i qeverisë. Mësohet se në vend ka shkuar edhe Drejtori i policisë së Qarkut Ferdinand Mara.
Protesta vjen një ditë pasi PD deklaroi zyrtarisht djegien e mandateve ashtu si të gjitha partitë opozitare, ndërkohë që të enjten është paralajëmruar një tjetër protestë e opozitës para parlamentit.