Flash

Rama në Pukë: Opozita po pengon integrimin e Shqipërisë në BE

Lapsi.al 19 February 2019
Rama në Pukë: Opozita po pengon integrimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të takimeve publike ‘Bashkia që duam’, ka qenë ditën e sotme në qytetin e Pukës. Sipas Ramës transformimi në qytetin e Pukës ka qenë spektakolar. Ai nuk ka lënë pa përmendur dhe opozitën,  të cilën e akuzon se po bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.

 “Sot jemi në një situatë krejt tjetër dhe rritet numri i atyre që vijnë për të kaluar një ditë apo edhe një natë. Sfida është të investohet më shumë. Fushë Arrëzi ishte si të kaloje ferrin, por sot ka marrë një hije shprese edhe pse problemet janë të mëdha. Dallimi mes nesh dhe atyre që sot edhe në opozitë kanë dalë hapur si pengesë për ecurinë e çeljes së negociatave dhe janë kthyer në bojatisë. Ata janë njësoj si dallimi mes Pukës sot dhe Pukës dje.  Ata janë pa ide dhe pa vizion. Puka është një qytet i vogël dhe transformimi sot është spektakolar. Nëse do bënim një album fotografik shumë do thonin se është fotomontazh. Kur njerëzit na dhanë votën ne nuk shkuam për pushime, por u kthyem për të dëgjuar njerëzit. Ne kemi një qeveri që më shumë se kurrë më parë shqiptarët i dëgjon dhe bën çmos për të zgjedhur problemet”- tha Rama.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI